TV OPOJA
Aktualitet

Programi Nacional për Rininë prezantohet në Komunën e Dragashit

Përfaqësues nga zyra e Koordinatorit Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport së bashku me zëvendësministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Azem Guri, prezantuan para drejtorëve të shkollave të Komunës së Dragashit Programin Nacional për Rininë.

Drejtorët e shkollave u njoftuan se gara zyrtarisht do të fillojë më 19 shkurt të këtij viti si dhe u njoftuan edhe me planin e veprimit në detaje.

Zëvendësministri Guri tha se për herë të parë po i ofrojmë mundësinë secilit nxënës të jetë pjesë e një Programi gjithëpërfshirës dhe institucional. “Programi Nacional do të kyçë të gjithë nxënësit në gara dhe do të sjellë ndryshime pozitive në shkollat e Kosovës sepse do të fusë frymën garuese. Ky program e ka mbështetjen e Ministrisë së Arsimit dhe ne do ta mbështetim Koordinatorin për implementimin e tij”, tha Guri.
Programi Nacional për Rininë parasheh mbajtjen e garës në tri fusha: Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik, Dituri dhe Sport për të gjithë nxënësit dhe studentët. Janë hartuar udhëzuesit dhe rregulloret për të gjitha fushat të cilat do të jenë bazë për procesin e garës.

Lajme të përafërta

Mbaron turneu i Ping Pong-ut organizuar për nder të ditës së shkollës “Ruzhdi Berisha”

TV OPOJA
April 16, 2019

KUKËSI NDERON DEMIR RESHITIN

TV OPOJA
September 11, 2019

Bollobradi është qendër e bashkësisë lokale për fshatrat të tjerë !

TV OPOJA
November 9, 2018
Exit mobile version