TV OPOJA
Aktualitet

KUKËSI NDERON DEMIR RESHITIN

“Krijuesi Demir Reshiti (Opojë) dhe lidhjet e tij me Kukësin”, titullohet aktiviteti letraro-artistik që të enjten më 12 shtator 2019 do ta organizojë Qendra Kulturore e Bashkisë Kukës në bashkëpunim me Këshillin e Qarkut Kukës.

Organizatorët e bëjnë këtë aktivitet në shenjë respekti e mirënjohje për shkrimtarin dhe publicistin nga Opoja e komunës së Sharrit, Demir Reshitin, i cili ka lidhje të veçanta shpirtërore me qytetin e Kukësit me rrethinë. Qyteti i Kukësit zë vend të rëndësishëm në krijimtarinë letrare e publicistike të Demir Reshitit i cili për një kohë edhe ka punuar në Radio Kukës.

Për krijimtarinë letrare dhe lidhjen shpirtërore të Demirit me Kukësin, do të flasin shkrimtari i mirënjohur kuksian Petrit Palushi, pedagogia universitare Helena Halilaj, drejtori i radio Kukësit, Jonuz Hallaçi, kryetari i Këshillit të Qarkut, Abdullah Domi si dhe intelektualë e miq të shkrimtarit. Do të lexohen gjithashtu pjesë të zgjedhura nga krijimtaria letrare e Demir Reshitit.
Aktiviteti do të mbahet në “Këndin amerikan” të Pallatit të Kulturës “Hasan Prishtina” në Kukës me fillim në orën 12.00.

Lajme të përafërta

Ndahen mbi 700 mijë euro për infrastrukturën e Dragashit

TV OPOJA
August 6, 2018

Sofra e Ymer Prizrenit mbahet më 8 qershor 2019 në fshatin Zgatar të Opojës

TV OPOJA
May 24, 2019

Komuna e Dragashit e gatshme për menaxhimin e situatës së koronavirusit!

TV OPOJA
March 12, 2020
Exit mobile version