TV OPOJA
Aktuale

Profesori amerikan: SHBA dhe BE të përkrahin formimin e ushtrisë për të frenuar Putinin dhe Erdoganin

Alon Ben-Meir, një studiues në Qendrën për Çështje Globale të Universitetit të Nju Jorkut, i ka dalë në mbrojtje Kosovës për formimin e ushtrisë.
Ai ka rikujtuar se Kosova e ka shpallur pavarësinë e saj në vitin 2018, duke shprehur përkrahjen e tij që Forca e Sigurisë së Kosovës, të shndërrohet në ushtri kombëtare.
Profesori Ben-Meir i ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, që të mbështesin Kosovën në këtë hap, për të frenuar ndikimin rus dhe turk në Ballkan, përcjell Bota sot.

“Kosova e cila shpalli pavarësinë në vitin 2008, pritet të votojë për të transformuar Forcën e saj të Sigurisë (FSK), në një ushtri kombëtare. SHBA dhe BE duhet të mbështesin masën për të forcuar aleancën e saj në Ballkan për të frenuar ndikimin e Putinit dhe Erdoganit”, ka thënë Alon Ben-Meir.
Kosova deri më tani ka marrë mbështetje të madhe nga SHBA-të për formimin e ushtrisë, të cilat transformimin e FSK-së e shohin si hap pozitiv dhe të natyrshëm.
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka paralajmëruar se ushtria e Kosovës do të formohet më 14 dhjetor, përkundër paralajmërimeve të NATO-s se tani nuk është koha e duhur për të bërë këtë hap.

Lajme të përafërta

Partia Euroatlantike e Kosovës zyrtarizohet si parti politike

TV OPOJA
June 29, 2019

SHTATORJA E HEROIT ADEM JASHARI DO TË VENDOSET EDHE NË MITROVICË

TV OPOJA
October 26, 2018

LG do të lansoj laptopin më të hollë në botë

TV OPOJA
December 15, 2018
Exit mobile version