TV OPOJA
Shqiperia

Policia shqiptare sulmohet me vezë dhe gaz

Banorët e ‘Unazës së Re’ në Tiranë kanë vazhduar të protestojnë përballë objektit të Bashkisë së Tiranës.
Në protestë janë mbledhur rreth 200 banorë që kundërshtojnë planin që përfshin prishjen e banesave të tyre.
Në të njëjtën kohë, objekti është rrethuar nga forca policore. Protestuesit madje kanë hedhur vezë dhe gaz.
Një nga protestuesit kritikoi kryebashkiakun se i quajti shpellarë duke argumentuar se protesta e tyre është e drejtë ngase kanë dokumente të rregullta për banesat e tyre.

“Di të them që ne jemi, kryetari i Bashkisë na quajti shpellarë. Nuk e di kur është bërë tirans kryebashkiaku, por ne kemi shumë dokumente të rregullta. Kam certifikatë pronësie, kam leje legalizimi, kam hipotekë, paguaj taksat.

“Pse jam shpellar mo zoti kryetar,” u shpreh një prej protestuesve.

Lajme të përafërta

Lajmi i Fundit: Zgjidhet Presidenti i ri i Shqipërisë

TV OPOJA
June 4, 2022

Më 15 nëntor nis sezoni dimëror: A jemi të obliguar të kemi zinxhirë bore në veturë?

TV OPOJA
November 11, 2018

Mbledhja e qeverive Kosovë-Shqipëri, do të diskutohet për bashkëpunimin ndërkufitar

TV OPOJA
November 1, 2018
Exit mobile version