TV OPOJA
Aktuale

Lajmi i Fundit: Zgjidhet Presidenti i ri i Shqipërisë

Bajram Begaj është zgjedhur president i ri i Shqipërisë. Begaj, që deri sot ishte shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Shqiptare, ka marrë 78 vota pro në votimin e fshehtë në Kuvendin e Shqipërisë. Katër vota ishin kundër dhe një ishte abstenim.

Emri i Begajt ishte propozuar nga Partia Socialiste e kryeministrit Edi Rama.

Presidenti i ri u zgjodh në raundin e katërt të procesit për zgjedhjen e presidentit.

Në votim nuk mori pjesë një pjesë e opozitës që e quajti shkelje kushtetuese emërimin e një ushtaraku aktiv në postin e presidentit.

Begaj është pasues i Ilir Metës që detyrën do ta dorëzojë më 24 korrik.

Begaj ka lindur më 20 mars 1967, në Rrogozhinë. Ka të përfunduara studimet në Mjekësi, ndërsa në karrierën ushtarake ka shërbyer në detyra të ndryshme drejtuese.

Lajme të përafërta

Gjykata e Prizrenit i cakton masën e paraburgimit të dyshuarit për veprën penale dhuna në familje

TV OPOJA
April 22, 2021

Kadri Veseli, takim me të gjitha strukturat e zgjedhura që do të përfaqsojn PDK, në Dragash.

TV OPOJA
June 7, 2019

Faruk Krasniqi fitues në garën për fotografinë me të mirë të vitit

TV OPOJA
January 8, 2020
Exit mobile version