TV OPOJA
Aktualitet

Pjesëmarrje masive e nxënësve të Dragashit në Garat Nacionale të Diturisë në Nivelin Komunal

Komuna e Dragashit duke u mbështetur në zbatimin e vendimit të Qeverisë së Republikës Nr.01/86, për Planin e Veprimit të Koordinatorit Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport për vitin 2019 sot po mbahen Garat Nacionale të Diturisë me një pjesëmarrje masive të nxënësve nga të gjitha shkollat e Dragashit .

Në fjalën e tij drejtori i Arsimit, Vloran Cenaj, tha se Drejtoria e Arsimit ka bërë të gjitha përgatitjet që gara të filloj me kohë, me pjesëmarrje masive dhe sipas planifikimit.
“Vërtet është kënaqësi të shohësh këtë dëshirë dhe vullnet të madh të nxënësve për pjesëmarrje në këto gara. Garat i japin një shpirt konkurues nxënësve dhe besoj se tek secili nxënës shtojnë dëshirën që ata të kërkojnë më të mirën nga vetja.
Natyrisht se edhe ne si institucione lokale e mbajmë përgjegjësinë që këtyre nxënësve t’u krijojmë kushtet e duhura dhe të nevojshme për zhvillimin e tyre të mëtejshëm”.

Lajme të përafërta

Dragash: Mungesa e të dëmtuarit shtyn seancën ndaj të akuzuarit për dëmtim të pasurisë

TV OPOJA
January 30, 2020

Njoftim i rëndësishëm për banorët e fshatit Shajne të komunës së Dragashit

TV OPOJA
February 8, 2022

Asambleisti drejtuar kryetarit: Investimet këtë vitë të fokusohen nëpër shkolla!

TV OPOJA
January 30, 2020
Exit mobile version