TV OPOJA
Aktualitet

Dragash: Mungesa e të dëmtuarit shtyn seancën ndaj të akuzuarit për dëmtim të pasurisë

Mungesa e të dëmtuarit Agim Dokle, ka bërë që të dështojë seanca e paraparë për të mërkurën në Gjykatën Themelore në Prizren, dega në Dragash, ndaj të akuzuarit për veprën penale “asgjësim apo dëmtim i pasurisë”, Hastrit Qengaj.

Gjyqtarja e çështjes, Sabaheta Kurteshi, ka konstatuar se për të dëmtuarin Dokle, nuk ka fakte se është i ftuar në mënyrë të rregullt, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Për shkak te mungesës së kushteve ligjore, seanca është shtyrë për 3 qershor 2020, në ora 11:00.

Sipas aktakuzës së ngritur më 16 tetor 2018, nga Prokuroria Themelore në Prizren, Hastrit Qengaj akuzohet se me 29 prill 2018, rreth orës 09:00, në fshatin Brod, përkatësisht tek vendi i quajtur “Solin most”, në Dragash, me dashje asgjëson, dëmton apo e bën të papërdorshme pasurinë e të dëmtuarit, Agim Dokle.

Në aktin akuzues thuhet se vepra ka ndodhur në atë mënyrë që për shkaqe xhelozie, lidhur me konkurrencën që i dëmtuari e bën për mbledhjen e luleve mjekësore në vendin e lartcekur, derisa ai e kishte parkuar automjetin e tij aty, i pandehuri ia shpon dy gomat e anës së majtë të automjetit, me ç’ rast të njëjtit i shkakton dëm material.

Me këto veprime, ai akuzohet të ketë kryer veprën penale “asgjësimi apo dëmtim i pasurisë” nga neni 333, paragrafi 1 i  Kodit Penale të Kosovës. /Betimipërdrejtësi

Lajme të përafërta

Kompania nga Dragashi rriti numrin e punëtorëve pas taksës 100% ndaj Serbisë

TV OPOJA
January 10, 2019

Kryesuesi Uran Halimi cakton seancën e radhës së asamblesë komunale në Dragash!

TV OPOJA
January 31, 2022

Sefidin Mejzini kërkoj që kërkesa për një fushë sportive në “Mejda të Opojës” të pezullohet për një kohë të pa caktuar.

TV OPOJA
May 3, 2019
Exit mobile version