TV OPOJA
Ekonomi

Përpunuesit e drurit vlerësojnë vendimin e ministrit Shala për ndalimin e eksportit të masës drusore

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, bashkë me zëvendëskryeministrin Fatmir Limaj, kanë vizituar kompaninë e prodhimit të mobileve “Elnor” për të parë nga afër impaktin e vendimit të fundit që ndalon eksportin e masës drusore.

Ministri Shala shprehu gatishmërinë për vazhdimin e mbështetjes për prodhuesit vendor, dhe bëri të ditur se vendimi i fundit për ndalimin e eskportit prodhuesit e mobileve i bënë më konkurrues.

“Bashkë me zëvendëskryeministrin e Fatmir Limaj ishim sot për vizitë në kompaninë e prodhimit të mobileve ‘Elnor’, ku 55 për qind e prodhimit është eksport. Arsyeja e vizitës është që t’i sigurojmë për përkushtimin tonë të vazhdueshëm në raport me prodhuesin vendor, dhe ta shohim impaktin e vendimit që ia kam propozuar qeverisë për ndalimin e eksportit të masës drusore, e kjo do të ndihmon kompanitë e drurit që të jenë më konkurruese në treg dhe në eksport dhe do ta ruaj ambientin e vendit tonë nga prerjet ilegale që kanë ndodhur”, tha ministri Shala.

Shala i siguroi prodhuesit vendor për përkushtimin e vazhdueshëm, me me qëllim që ta kenë më të lehtë eksportin dhe kjo do ta ndihmojë edhe zhvillimin ekonomik të vendin dhe hapjen e vendeve të reja të punës.

Ndërsa zëvendëskryeministri Limaj tha se përmes vizitës në këtë kompani donin të përcjellin mesazhet për të gjitha kompanitë që merren më këtë lëmi.

“Para disa dite ministri Shala ka propozuar në Qeveri një vendim të rëndësishëm dhe donim të shihnim impaktin që ka pas ai vendim. Nga ajo që ne dëgjuam ka qenë një vendim i jashtëzakonshëm dhe për këtë kompanitë, por edhe kompanitë tjera”, ka thënë Limaj.

Më tutje, Limaj tha se me një përkushtim dhe një partneritet të ngushtë Qeveri biznes, atëherë rezultatet nuk do të mungojnë.

“Partneritet që nënkupton duke i ndihmuar biznesit, duke krijuar mundësi dhe lehtësira e duke eliminuar procedurat burokratike e ardhmja e këtij vendi dhe ekonomisë është e sigurt dhe është e sigurt duke iu falënderuar duarve të vyera të njerëzve tanë që kanë guxim dhe iniciative”, ka shtuar Limaj.

Vjosa Ukaj menaxhere e kësaj kompanie tha se i janë gëzuar vendimit për ndalimin e eksportit të lëndës së parë, sepse, kjo sipas saj, ndikon në funksionimin dhe qëndrueshmërinë e kësaj kompanie, dhe po ashtu i bënë më të konkurrueshëm në treg.

Lajme të përafërta

Fillon publikimi i listave të nxënësve fitues në Dituri

TV OPOJA
July 4, 2019

Mobilizohen ekipet e KEDS për shkak të erërave të fuqishme që po mbretërojnë në vend

TV OPOJA
May 15, 2020

MPB zgjidh problemin e certifikatave

TV OPOJA
July 5, 2019
Exit mobile version