TV OPOJA
Kosova

Mobilizohen ekipet e KEDS për shkak të erërave të fuqishme që po mbretërojnë në vend

Përkundër vështirësive për shkak të pandemisë, ekipe të shumta të KEDS janë mobilizuar paraprakisht për të përballuar erërat e forta që po shkaktojnë prishje në rrjet. Ata janë të pajisur me të gjitha makineritë e disponueshme dhe janë duke intervenuar në zonat e afektuara nga këto kushte atmosferike💨💧

Erërat kryesisht janë të koncentruara në rajonin e Dukagjinit📍 por janë duke u përhapur edhe në pjesët tjera të Kosovës, si në Prishtinë 📍 e Prizren 📍

KEDS u bën apel qytetarëve që të bashkëpunojnë me ekipet në terren dhe të mos i afrohen rrjetit elektrik nëse e shohin të dëmtuar por t’a raportojnë atë përmes Qendrës së Thirrjeve në numrin pa pagesë: 0800 791 00 si dhe përmes rrjeteve sociale të kompanisë.

KEDS përmes rrjeteve sociale do t’i mbaj konsumatorët e informuar për gjendjen ne vend.

Lajme të përafërta

BE kërkon shpjegim nga Kosova për rritjen e taksës për importe nga Serbia

TV OPOJA
November 7, 2018

Një vit burgim me kusht ndaj Ramadan Mujës

TV OPOJA
December 19, 2018

Shoqata Humanitare “OPOJA” shpërndan ndihma për 100 familje në Opojë

TV OPOJA
December 14, 2019
Exit mobile version