Sot u përbyllen aktivitetet sportive dhe kulturore të organizuara nga Drejtoria për Kultur, Rini e Sport me rastin e 28 Nëntorit, ndersa ditën e hënë nga ora 11:00 fillon akademia solemne e më pas bëhet vizita dhe homazhet tek varrezat e deshmorëve.
Në prezencen e kryetarit të komunës, stafit komunal e stafit të shkollës, në sallën e sportit në shkollën e mesme “Ruzhdi Berisha”, u zhvilluan dy finale të cilat dhuruan spektakel e emocion për të pranishmit.
Pas përfundimit të ndeshjeve sportive, para të pranishmeve performoi edhe “SHKA Bresana” së bashku me këngetar të mirënjohur me kënge e valle.
Ditën e sotme u përmbyllen aktivitetet sportive e kulturore, ndersa pjes e agjendes festive është edhe Akademia Solemne dhe vizitat e homazhet në varrezat e deshmoreve, që do të mbahen ditën e hënë duke filluar nga ora 11:00.
©TVOPOJA