TV OPOJA
Kronika

Policia e Kosovës organizoi takim senzibilizues rreth aplikimit të femrave për police (Video, Foto)

Në kuader të fushatës senzibilizuese që e ka filluar Policia e Kosovës rreth konkursit për pranimin e policeve të rinjë, sot në Dragash u organizua takim me vajzat dhe gratë e kësaj komune.

Zyrtar nga policia rajonale në Prizren shpalosen procedurat e aplikimit dhe nevojën e madhe që kjo komunë ka për police femra.

Major Vehebi Zekolli, theksoi se nepërmjet kësaj fushate synojne që të senzibilizojn dhe të nxisin sa më shumë femra ti bashkohen Policisë së Kosovës, e sidomos femrat e Dragashit pasi që Dragashi është stacioni i vetëm që nuk ka as edhe një police femër.

Ndersa nga stacioni policor në Dragash të pranishmëve ju drejtua z. Isuf Isufi i cili aplikimin për police, vajzave nga komuna jonë ua paraqiti edhe si obligim zyrtar e moral, poashtu edhe zyrtarja për barazi gjinore në Dragash znj. Lindita Piraj i inkurajon vajzat e rejta që ti bashkohen Policisë së Kosovës e me këtë veprim ato të pavarsohen ekonomikisht e ti dalin në ndihmë edhe vajzave/grave në nevoj nga kjo komunë.

Ky konkurs pritet të hapet në muajin e fundit të këti viti e aplikimi ketë vitë për dallim nga vitet tjera do të bëhet online.

©TVOPOJA

Lajme të përafërta

U manifestua programi i duas së Hatmës në Bresanë (Video, Foto)

TV OPOJA
June 26, 2022

Përkujtohet Hüseyin Kutlu, ushtari turk i KFOR-it që humbi jetën në Dragash (Video)

TV OPOJA
September 22, 2022

Shoqata e Afaristëve “SHARRI” mbrëmë organizoi iftar të përbashket (Video, Foto)

TV OPOJA
April 24, 2022
Exit mobile version