TV OPOJA
Aktualitet

Apostolova fotografohet me dy vajza të gorës së Dragashit me veshje tradicionale

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së në Kosovë, Natalia Apostolova, sot ka shkuar në Gorë të Dragashit për të uruar komunitetin goran në Ditën e tyre.

Ajo atje u mirëprit me ritet tradicionale të këtij komuniteti, për të cilët tha se është një kontribut i diversitetit kulturor të Kosovës, njofton Klan Kosova.

“Me traditat dhe zakonet e tyre të ndryshme, komuniteti goran kontribuon në pasurinë dhe diversitetin kulturor të Kosovës. Sot më 6 maj,Përfaqësuesja Speciale e BE-së në Kosovë, uroi dhe u bashkua me komunitetin goran ndërsa festojnë ditën e tyre!”.

Apostolova shpërndau edhe disa fotografi të banoreve me veshjet e tyre karakteristike.

Por, ajo që vërehet nga këto fotografi të publikuara është se nuk u respektua distanca sociale e as ndalimet e Qeverisë për festa të tilla.

Lajme të përafërta

Kryetari i degës së LDK-së në Dragash z.Qamil Kolloni ishte për vizitë në KBI

TV OPOJA
June 28, 2021

Kryetari i Xheladini sot ishte pjesë e takimit të Kurtit me kryetarët e komunave

TV OPOJA
October 2, 2023

Fillon furnizimi i shkollave me lëndë djegëse në komunën e Dragashit

TV OPOJA
July 10, 2019
Exit mobile version