TV OPOJA
Aktualitet

Pas vendimit të Gjykatës Supreme vjen reagimi i PDK-së

PDK ka lëshuar një kumtesë për media pas vendimit të Gjykatës Supreme, e cila ka kërkuar rivotim të votuesve jashtë Kosovës për komunën e Dragasghit.

Nga kjo parti thonë se vendimi i Gjykatës Supreme është i drejtë, raporton televizioni Opoja.

Njoftimi i plotë:

PDK mirëpret vendimin e Gjykatës Supreme: Qytetarët e Dragashit në diasporë do të rikonfirmojnë vullnetin e tyre për kryetarin Shaban Shabani

Prishtinë, 25 nëntor 2021 – Partia Demokratike e Kosovës e mirëpret vendimin e Gjykatës Supreme e cila sot rikonfirmoi se votat që kishin ardhur me postë për Komunën e Dragashit ishin të manipuluara me qëllim të deformimit të rezultatit zgjedhor dhe cenimin e vullnetit të mijëra qytetarëve të Dragashit të cilët më 14 nëntor përmes një procesi fer e demokratik rizgjodhën Shaban Shabanin kryetar për mandatin e ri katërvjeçar.

Partia Demokratike e Kosovës e vlerëson vendimin e Gjykatës Supreme dhe pret që riorganizimi i zgjedhjeve për votuesit me postë ta rikonfirmoj vullnetin e qytetarëve të Dragashit për fitoren e kryetarit Shaban Shabani

Qytetarët e Dragashit pavarësisht ku ata jetojnë, do të bashkohen dhe me vullnetin e tyre të lirë e duke mos lejuar manipulimin e vullnetit të tyre, do të votojnë për kryetarin e tyre që ka qeverisur mirë e me transparencë për zhvillimin e kësaj komune.

Partia Demokratike e Kosovës fton Prokurorinë që të hetojë deri në fund dhe të ndëshkojë çdo person manipulues që ka guxuar të deformoj vullnetin e qytetarëve të Dragashit që jetojnë jashtë vendit.

PDK fton të gjithë qytetarët e Dragashit që do të votojnë me postë që të votojnë lirshëm, pa presion e pa ndikime për kryetarin e Dragashit.

Lajme të përafërta

SQARIM PËR OPINIONIN PUBLIK LIDHUR ME REAGIMIN E DEGËS SË PDK-së

Redaksia
December 14, 2022

NJOFTIM PËR QYTETARË LIDHUR ME LËVIZJEN BRENDA DHE JASHTË KOMUNËS SË DRAGASHIT

TV OPOJA
April 15, 2020

Apostolova fotografohet me dy vajza të gorës së Dragashit me veshje tradicionale

TV OPOJA
May 6, 2020
Exit mobile version