TV OPOJA
Aktualitet

Pas situatës së krijuar me Covid-19 mblidhet shtabi emergjent në Dragash

Mbahet mbledhja e rregullt e Shtabit Emergjent në komunën e Dragashit
Shtabi Emergjent ka mbajtur mbledhjen e rregullt. Mbledhjen e kryesoi kryetari i Komunës së Dragashit, Shaban Shabani.

Të pranishëm ishin të gjithë anëtarët e Shtabit Emergjent apo përfaqësuesit e tyre.
Pikat e rendit të ditës të cilat u diskutuan ishin:

°Njoftim për gjendjen epidemiologjike në Komunën e Dragashit ;
°Të ndryshme.

Kryetari i Komunës së Dragashit, Shaban Shabani, i informoi të pranishmit me situatën aktuale sa i përket të të infektuarve dhe gjendjen e tyre shëndetësore, numrin e të infektuarve dhe të të shëruarve dhe u vlerësua se kjo situatë në komunën tonë po kalohet pa probleme të theksuara.

Gjithashtu, drejtori i Drejtorisë Komunale për Arsim, Vloran Cenaj, paraqiti gjendjen aktuale në Shml “Ruzhdi Berisha” në Dragash pas rasteve të paraqitura me COVID-19 dhe vendimin e Task Forcës në nivel të DKA-së që mësimi deri me 2 nëntor të mbahet sipas skenarit C. Gjithashtu dha një përmbledhje të punëve që DKA-ja në Dragash po kryen dhe po delegon për një menaxhim sa më të mirë të situatës. Masat përfshijnë inspektime dhe kontrolle për higjienën në ambientet shkollore që kanë qëllim parandalues. Drejtori Cenaj theksoi se ka një bashkëpunim të mirë me IKSHP-në për testimin e mësimdhënësve dhe nxënësve të dyshuar për infektim të mundshëm me virusin COVID-19.

Edhe drejtori i QKMF Ramadan Jashari paraqiti raportin e detajuar statistikor për periudhën që po kalojmë gjatë pandemisë Covid-19 ku theksoi se deri më tani në komunën e Dragashit kanë qenë të infektuar 129, të vdekur 18, raste aktive 6 dhe 105 të shëruar.

Lajme të përafërta

OSHP-ja sërish kthen në rivlerësim prokurimin për ujësjellësin e Dragashit

TV OPOJA
March 19, 2019

Për lëvizje pas orës 22:00 deri në ora 05:00, duhet të bëhet kërkesë! (Njoftim)

TV OPOJA
April 8, 2021

Rrëshqitje dheu në Restelicë: Kërkohet ndërhyrje urgjente nga institucionet relevante

TV OPOJA
December 7, 2021
Exit mobile version