TV OPOJA
Aktualitet

OSHP-ja sërish kthen në rivlerësim prokurimin për ujësjellësin e Dragashit

Organi Shqyrtues i Prokurimit sërish ka marrë vendim për anulimin e njoftimit për dhënien e kontratës për projektin e vazhdimit të punëve në ujësjellësin kryesor, të iniciuar nga Komuna e Dragashit. Gjykata e Tenderëve ka vendosur që kjo lëndë të kthehet në rivlerësim.

Komuna e Dragashit deri më tani gjashtë herë e pati anuluar njoftimin për dhënien e kontratës për këtë projekt. Një veprim i kësaj natyre i është kërkuar Komunës sërish nga OSHP-ja, pasi që ky organ ka gjetur sërish shkelje të dispozitave të Ligjit për Prokurimin Publik nga autoriteti kontraktues.

“Anulohet njoftimi për dhënie të kontratës lidhur me aktivitetin e prokurimit “Ujësjellësi kryesor-vazhdimi i punëve (projekt trevjeçar)… i iniciuar nga Komuna e Dragashit dhe lënda kthehet në rivlerësim”, shkruan në vendimin e publikuar të OSHP-së. Aty paraprakisht bëhet e ditur se është aprovuar si e bazuar ankesa e operatorit ekonomik Puna ShPK dhe NN Info Plus, lidhur me këtë lëndë.

Operatori ankues kishte deponuar ankesë në OSHP më 28 janar 2019, kundër njoftimit për dhënie të kontratës për këtë prokurim të Komunës së Dragashit.

Lajme të përafërta

Nga Dragashi Lumir Abdixhiku kërkon besimin e qytetarëve

TV OPOJA
November 8, 2021

“Opoja Vallëzon” edicioni i katërt, grupet pjesmarrëse dhe informacione rreth organizimit

TV OPOJA
July 7, 2022

Kryetari Bexhet Xheladini bën një veprim të papritur

TV OPOJA
February 11, 2022
Exit mobile version