TV OPOJA
Aktualitet

Pas marrjes së vendimit për mbylljen e lokaleve, një person në Dragash ka tentuar ta hap lokalin e tij gjatë natës

Komuna e Dragashit

Dragash – Pas marrjes së vendimit të Qeverisë së Kosovës për mbylljen e kafiterive, bareve dhe restoranteve, mbylljen e tregjeve të kafshëve dhe të automjeteve, si masa parandaluese për mbrojtje nga virusi COVID-19, në Komunën e Dragashit një person ka tentuar që ta hap lokalin e tij gjatë natës.

Lajmin për “Betimi për Drejtësi” e ka konfirmuar inspektori i tregut në Komunën e Dragashit, Enis Sylejmani, i cili ka bërë të ditur se inspektorati, i shoqëruar nga policia, kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe e kanë mbyllur përsëri lokalin në fjalë, ndonëse për këtë rast, ai ka thënë se nuk ka ndonjë të arrestuar.

Sipas Sylejmanit, rasti ka ndodhur në ditën e parë të inspektimit, kur pronarët e lokaleve kanë qenë akoma në fazën e paralajmërimit, për të cilën arsye tha se nuk kanë ndërmarr ndonjë masë konkrete.“Ne kemi marrë të gjitha masat e nevojshme, jemi mobilizuar si komunë dhe kemi vendosur numrin e qendrës ndihmëse, në mënyrë që të jemi sa me afër qytetareve dhe t’ju shërbejmë sa më mirë.

Çmimet në këtë komunë nuk janë ngritur, nuk ka hapësirë për tu shqetësuar, pasi që inspektorati është duke kryer detyrën e tij”, ka thënë Sylejmani, për “Betimi për Drejtësi”.

Lajme të përafërta

Kf Opoja e fundos Kf Rahovecin! (Video)

TV OPOJA
May 5, 2019

Vjedhet vetura e qytetarit të Dragashit në Prishtinë!

TV OPOJA
January 28, 2022

Vetëdija shoqërore faktor i rëndësishëm në zhvillimin e shtetit!

TV OPOJA
February 11, 2019
Exit mobile version