TV OPOJA
Kosova

Osmani niset për në Turqi për inaugurimin e Erdoganit

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Turqi, për të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të homologut të saj turk, Recep Tayyip Erdogan.

Sipas njoftimit, në ceremoninë e inaugurimit, Osmani do të shoqërohet nga Zotëria i Parë, Prindon Sadriu, ku do të jenë krah krerëve të tjerë të shteteve nga e gjithë bota.

“Presidentja Osmani ditë më parë, ka uruar Presidentin Erdogan në emër të popullit të Republikës së Kosovës për fitoren dhe ka shfaqur gatishmërinë që të vazhdohet puna e përbashkët për ta thelluar bashkëpunimin dhe për ta forcuar partneritetin në mes të dy shteteve”, thuhet në njoftimin e presidencës, transmeton opoja.tv.

Kujtojmë se të dielën e kaluar, Recep Tayyip Erdogan ka fituar garën presidenciale në balotazh ndaj kundërkandidatit, Kemal Kilicdaroglu.

Erdogan kishte 52.14 për qind të votave në balotazh ndërsa Kilicdaroglu mori 47.86 për qind.

Lajme të përafërta

Mërgimtarit i mbetet X6-shi pa naftë në Prishtinë (VIDEO)

TV OPOJA
June 20, 2022

Thaçi shpall listën e organizatave terroriste për vitin 2019

TV OPOJA
June 27, 2019

Komuna e Prizrenit fillon realizimin e testeve serologjike

TV OPOJA
October 12, 2020
Exit mobile version