TV OPOJA
Kosova

Komuna e Prizrenit fillon realizimin e testeve serologjike

Prej sot në Qendrën e Mjekësisë Familjare 1, qytetarët e komunës së Prizrenit do të mund të bëjnë teste serologjike për COVID-19.

Këto teste që bëhen përmes gjakut, tregojnë nëse personi është ose ka qenë i infektuar me koronavirus dhe pasqyrojnë imunitetin e popullatës, që rrjedhimisht do të ndihmojnë në verifikimin e saktë të personave që janë infektuar me COVID-19.

Duke theksuar se kryerja e testeve serologjike ka qenë kërkesë e Komunës së Prizrenit që nga fillimi i pandemisë, kryetari i Komunës së Prizrenit,  Mytaher Haskuka, deklaroi se tashmë janë gati të përballen me paraqitjen eventuale të valës së dytë të koronavirusit.

“Që nga fillimi i pandemisë, Komuna e Prizrenit vazhdimisht ka kërkuar që testet seroligjike të kryhen edhe në qytetin tonë. Shpresojmë që Kosova të mos hyjë në valën e dytë të pandemisë, por nëse ndodh një gjë e tillë, Komuna e Prizrenit tani është gati për t’u përballur me të”, tha Haskuka.

Nga ana tjetër, drejtoresha e Drejtorisë së Shëndetësisë, Narqize Arënliu-Hoxhaj pohoi se këto teste do të kryhen në bazë të udhëzimeve të mjekëve të institucioneve shëndetësore dhe rezultatet e tyre dalin brenda ditës.

“Këto teste do të kryhen në bazë të udhëzimeve të mjekëve të institucioneve shëndetësore. Po ashtu, do të organizohet testimi i grupeve nga shkollat, komuna e stafi mjekësor. Rezultatet e këtyre testeve dalin brenda ditës dhe aktualisht mund t’i kryejmë rreth 80 teste në ditë, të cilët mund të shtohen varësisht nga kërkesa”, u shpreh drejtoresha Arënliu-Hoxhaj.

Lajme të përafërta

Sot është pensionuar Dr Rrahim Ymeri!

TV OPOJA
January 18, 2022

Kryeministri në detyrë Albin Kurti sot qëndroi për vizitë në Dragash

TV OPOJA
April 9, 2020

Arbana Xharra kërcënon myslimanët me spastrim fetar brenda 72 orësh

TV OPOJA
December 19, 2018
Exit mobile version