TV OPOJA
Kulturë & Art

“Opoja Vallëzon” edicioni i gjashtë, shtetet pjesmarrëse dhe informacione rreth organizimit

Në komunën e Dragashit po organizohët edicioni i gjashtë me radhë i Festivalit Folklorik Burimor “Opoja Vallëzon”, festivalit tradicional i cili për vitin e dytë me radhë organizohet nën epitetin e festivalit ballkanik, festival ky me karakter garuës në të cilin do marrin pjes dhjetra ansamble e shoqeri të ndryshme nga shtete të ndryshme ballkanike e më gjërë.

Festivali Ballkanik i Folklorit të Vallëve “Opoja Vallëzon”, organizohet nën patronatin e kryetarit të Komunës z. Bexhet Xheladini, nga SHKA “Bresana” në bashkëpunim me Drejtorinë për Kultur, Rini e Sport, mbeshtetur edhe nga Ministria e Kulturës, ky festival organizohet me qëllim të bashkimit dhe prezentimit të vlerave mbarëkombëtare në ditët e diasporës, organizim tre ditor me atmosferë të mrekullueshëme që tubon jo vetëm mërgatën por edhe vizitor nga e gjithë Kosova, Ballkani e më gjerë!

Festivali do të mbahet në ambient të hapur në oborrin e shkollës “28 Nëntori” në Bresanë, me datë 24, 25 dhe 26 korrik, e çdo mbremje do të prezentojn grupe dhe shoqëri të ndryshme duke filluar nga ora 19:00.

Ky organizim do të pasurohët edhe me shumë nga prezenca e këngtareve nga estrada jonë, ndersa festivali do të ket karakter garuës e do të zgjidhen përformancat më të mira si në aspektin grupor poashtu edhe individual, çdo pikë do të përcillet dhe vlersohët nga një juri profesinale e përbër nga emrat të dalluar të folklorit.

Pjesmarrëse në këtë edicion do jenë: Shqipëria, Kosova, Polonia, Turqia, Bullgaria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Qipro dhe eventualisht Kolumbia ose Ukraina.

Ansamblet Pjesmarrëse:
SHKA “Bresana” ;
Ansambli “Visaret e Krrabes” Shqipëri;
GSK “Dernegi” (NAKEM) – Turqi;
KKTC “Iskele” – Qipro;
Ansambli “Kapantsi” Bullgari;
Ansambli “Suwalszczyzna” Poloni;
CUD “Textilac” Mali i Zi;
SHKA “Konaku i Rrajcës” Shqipëri;
KUD “Kiril i Metodi” Maqedonia Veriore;
Ansambli “Rožaje” Mali i Zi;
Ansambli “Zëri i Kosovës” Kosovë;
AKV “Deçani” Kosovë;
“Qendra Kulturore Kaçaniku” Kosovë.
Ketë vitë, simbol i edicionit të gjashtë të Festivalit Ballkanik të Folklorit të Vallëve “Opoja Vallëzon” do të jetë shamia e verdhë e vajzave.
Vajzat kanë dhënë një kontribut të madh që nga themelimi i SHKA Bresana, duke qenë ideatore dhe pjesëmarrëse në të gjitha sukseset e arritura nga ky ansambël në festivale të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare, duke e ditur rëndësinë e tyre në të arriturat e SHKA Bresana dhe në shenjë respekti për to, këtë vit shamia e verdhë, e cila është pjesë e veshjes tradicionale të vajzave Opojne, do të përdoret si simbol i këtij edicioni të festivalit.

©TVOPOJA

Lajme të përafërta

Komuna e Dragashit me bukuritë e saj natyrore

TV OPOJA
May 11, 2019

Publikohet agjenda për nder të Ditës së Çlirimit të Dragashit

TV OPOJA
June 11, 2022

Pllajniku vendbanim malor që shtrihet në pllajen e Sharrit

TV OPOJA
November 29, 2018
Exit mobile version