TV OPOJA
Kronika

Me një program të pasur kulturor, artistik dhe sportiv manifestohet Dita e Çlirimit në Dragash (Video)

Në kuadër të manifestimit të 15 Qershorit – Ditës së Çlirimit të Komunës, në sallën e kuvendit komunal u organizua akademi solemne, pjes e së cilës ishin asambleist e drejtor nga komuna e Dragashit, përfaqësues nga OVL e UÇK-së e familjar të dëshmorëve, përfaqësues nga Bashkësia Islame nga Policia e nga Kfori Turk e poashtu edhe qytetar nga Komuna e Dragashit.

Kjo akademi filloi me himnin kombëtar e shtetëror dhe një minut heshtje në nderim të dëshmorëve, në një fjal rasti kryetari Xheladini shprehi respekte dhe falënderim për të gjith ata që sakrifikuan për lirin e vendit, njëherit falënderoi secilin prej tyre, e uroi për ditën e çlirimit të komunës.

Pas akademis u vazhdua me homazhe në shtatoren e Adem Jasharit, varrezat e dëshmorëve në Dragash dhe në fshatin Buçe, e u vëndosen kurora e lule, pas homazheve manifestimi vazhdoi me program të pasur kulturor e artistik i pergaditur nga SHKA “Bresana” së bashku me këngetar të respektuar nga treva jonë e më gjërë.

Pjes e agjendës për manifestimin e ditës së çlirimit ishte edhe gara tradicionale e vrapimit të kuajve e cila u organizua nga Klubi i kuajve Opoja, nën patronatin e kryetarit të komunës, si gjithmonë një garë e cila ofron spektakël për të pranishmit të cilët ishin të shumtë në Mejdan, në këtë garë morën pjes pesë kuaj nga e mbarë gjeografia kombëtare e fundi i garës ishte edhe më emocional, ku fituësi u zgjodh vetëm pas foto-finishit nga juria pasi që gara ishte shumë e ngusht, vetëm pak centimetra e ndan fituësin nga vendi i dytë, tri vendët e para u shpërblyen me çmime nga organizatori.

©TVOPOJA

 

Lajme të përafërta

Takim senzibilizues me vajzat e Dragashit, në ditën ndërkombëtare të Vajzave (Video, Foto)

TV OPOJA
October 11, 2021

Sot filluan aktivitet sportive për nder të Ditës së Pavarësisë (Video, Foto)

TV OPOJA
February 10, 2022

Fitorja e dytë radhazi për Kf Opoja

TV OPOJA
October 25, 2020
Exit mobile version