TV OPOJA
Aktualitet

Kandidati i PDK-së në Dragash: Do ta respektoj vendimin e Supremes për votat e diasporës

Kandidati i PDK-së për kryetar të Dragashit, Shaban Shabani ka thënë se do ta respektojnë vendimin e Supremes nëse vendosë në favor të LDK-së për votat e diasporës, raporton Gazeta Express.

Shabani ka thënë se është e palogjikshme që të mos i respektojë vendimet e institucioneve gjyqësore.

“Ne kur e kemi dorëzuar ankesën e kemi bërë publike se do t’u drejtohemi institucioneve. Çdo vendim i PZAP-së len të drejtën për drejtim të Supremja, nëse ajo vendos ndryshe patjetër se do ta respektojmë. Nuk është e logjikshme që unë të mos i përfilli vendimet e institucionit. Kur të shteren të gjitha mundësitë, nëse vendimi përfundimtar është se kandidati i LDK-së do të certifikohet si fitues i zgjedhjeve atëherë për ne do të jetë i pranueshëm”, ka thënë Shabani në Interaktiv të KTV-së.

Sot KQZ-ja s’e ka përfshirë rezultatin në komunën e Dragashit në shpalljen përfundimtare të zgjedhjeve të balotazhit të 14 nëntorit, kjo pasi Supremja do të vendosë për ankesën e LDK-së që votat e diasporës të përfshi

Lajme të përafërta

Paraburgim të miturit nga Zaplluxhja – Akuzohet për shitblerje narkotikësh!

TV OPOJA
February 11, 2019

Burim Piraj, politika biznesi më i fuqishëm që nga kohërat e lashta

TV OPOJA
April 26, 2019

Opojanja nga Pllava ‘çmend’ jurinë dhe publikun në ‘The Voice’ në Gjermani (Video)

TV OPOJA
March 3, 2020
Exit mobile version