Këshilli i Bashkësisë Islame në Dragash, ka njoftuar se duaja a haxhinjëve të Dragashit , do të bëhet ditën e martë, më 28.06.2022, në ora 12:00, në xhaminë “Qendrore” në Dragash, raporton Tv Opoja.
Pas duasë, haxhinjtë do të udhëtojnë menjëherë për në aerporti ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë.
Haxhinjtë do të kenë nderin të jenë në udhëheqjen e udhëheqësit të grupit Xhafer ef. Fejziun (Kryeimami i KBI-Dragash).
Numri i haxhinjëve të Dragashit është 38 persona (19 burra dhe 19 gra)./Opoja.tv