TV OPOJA
Aktuale

Bibloteka “Ymridin Çengaj”, dhe ajo e Prizrenit në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane organizon kursin e Gjuhës Angleze

Njoftohen të gjithë të interesuarit të cilët dëshirojnë që të mësojnë Gjuhën Angleze për Turizëm, Bibloteka Publike “Ymridin Çengaj”, në bashkëpunim me Biblotekën Ndërkomunale të Prizrenit dhe Ambasadën Amerikane organizon kursin e Gjuhës Angleze Turistike. Kursi do të zgjasë për 3 muaj nga dy herë në javë, ku në fund të gjithë ata pjesëmarrës do të çertifikohen nga Ambasada Amerikane dhe Bibloteka e Qytetit të Prizrenit si guider (ciceronë). Kursi do të jetë i tëri falas.

Kushtet që kërkohen:
1. Të jenë njohës të gjuhës angleze, minimumi niveli Pre-Intermediate. Të posedojnë çertifikatën e kursit të nivelit Pre-intermediate. (Në rast mungese të çertifikatës, ky nivel duhet të dëshmohet në intervistë).
2. Të jenë mbi 18 vjeç, Grupi do të përbëhet prej 20 personave, në rast se ka më shumë aplikantë që i plotësojnë këto kushte, atëherë përzgjedhja do të bëhet me intervistë me gojë. Personat e interesuar duhet të paraqiten në Biblotekën Publike “Ymridin Çengaj” në Dragash.
Afati i fundit për aplikim është deri më 02 Nëntor 2018. Për informata shtesë, mund të kontaktoni në numrat: 044/ 203 800 ose 045/ 374 884

Lajme të përafërta

Mbi 1 mijë të mitur të akuzuar në gjykatat e Kosovës

TV OPOJA
June 27, 2019

Burim Piraj, prej sot punëtorët e mi do ta kenë pagën minimale 350 euro

TV OPOJA
March 4, 2020

Nënkryetari i VV-së në Sharr: “KU JANË DORËHEQJET MORALE?!”

TV OPOJA
May 22, 2019
Exit mobile version