PUNËTORJA NË FARMACI,
IA KUJTON HAFËZIT SHËRIMIN ME KURAN!
Para pak kohe isha ftohur pak, kështu që shkova në farmacinë e lagjes. Ju kërkova atyre nëse kishin ndonjë ilaç natyral kundër ftohjes dhe gripit.
Punëtorja në farmaci më tregoi se çka kishin në dispozicion dhe ma rekomandoi një preparat. Pastaj ajo tha: “Pse nuk po provoni të lexoni diçka nga Kurani? Mua gjithmonë ma heq. Marr dhe e lexoj Jasinin, dhe kjo më bën të ndihem shumë rehat kur jam e sëmurë!”
Kjo zonjë, jo vetëm që e kishte parë ilaçin në Kuran dhe e kishte përdorur, por ajo gjithashtu edhe po ua rekomandonte të tjerëve. Unë u skuqa nga turpi, sepse për një moment e kisha harruar begatinë e shërimit me Kuran. Atë ditë e mësova një mësim të madh.
Tregimin e ka treguar vetë hafiz Nedim Botić, të cilit i kishte ndodhur kjo ngjarje.
http://www.novihorizonti.ba//
Përkthim: Miftar Ajdini