TV OPOJA
Aktuale

Drejtorati për Bujqësi, ftonë fermerët e komunës së Dragashit!

Ftohen fermerët e interesuar që të marrin pjesë në sesionin informues të organizuar nga Caritasi Zviceran në bashkëpunim me komunën e Dragashit për grante që do të shpërndahen fermerëve për mbështetjen dhe promovimin e prodhimtarisë bujqësore në komunën e Dragashit.

Sesioni informues do të mbahet me datë: 31.01.2020 (e Premte), në ora 10:30 në sallën e asamblesë – Komuna e Dragashit.

Nga janari i vitit 2020, Caritasi Zviceran në bashkëpunim me komunën e Dragashit filloi zbatimin e projektit “Prosperiteti i prodhimtarisë agrare në Kosovë nga investimet e qëndrueshme rurale – PASURI” duke synuar përmirësimin e kushteve jetësore të fermerëve, rritjen e gjenerimit të hyrave dhe prodhimin bujqësor në komunën e Dragashit. Duke u bazuar në kërkesat e tregut dhe pas analizave të hollësishme Caritasi Zviceran ka zhvilluar modelin e granteve që do të jepen fermerëve për kultivimin e frutave manore, bimëve mjekësore aromatike dhe për prodhimin e mjaltit.

Qëllimet kryesore të projektit:

1. Promovimi dhe prodhimi i frutave manore, bimëve mjekësore dhe aromatike (BMA) dhe të mjaltit.
2. Certifikimi i fermerëve me standardet e prodhimtarisë organike për kultivuesit e BMA-ve.
3. Certifikimi i fermerëve me standardet e prodhimtarisë integruese për kultivuesit e frutave manore (dredhëza, mjedra, boronica).
4. Edukimi, trajnimi dhe ngritja e vetëdijes së fermerëve për prodhimtarinë bujqësore.
5. Themelimi i zinxhirit të vlerave për kultivuesit.

Ky model është një mundësi unike për fermerët për të zhvilluar dhe kultivuar produktet bujqësore në Kosovë dhe ka një qasje të orientuar nga tregu që vjen si rrjedhojë e kërkesave të tregut dhe të trendëve globale.

Lajme të përafërta

Shënohet dita e pavarësisë në Dragash (Video)

TV OPOJA
February 17, 2020

Shkollat e Dragashit pjesë e programit “Shkollat e shekullit 21”

TV OPOJA
February 23, 2020

Konfirmon Likaj: Mësimi në shkolla fillon me 14 shtator, ndahet në dy faza

TV OPOJA
September 11, 2020
Exit mobile version