Një mërgimtar duket se ka mbetur pa derivate në urën që lidh Prishtinën me qytetet përreth.
Dy persona duken pranë një veture të shtrenjtë të markës gjermane BMW derisa po e mbushin me naftë.
Në anën tjetër, dikush ka gjetur kohë të shkrepë një video të rastit, ndoshta për të ilustruar edhe një herë krizën e madhe me çmimet e derivateve në Kosovë që si duket po prek edhe mërgimtarët tanë.
Përdoruesi i Twitter Alban Thaçi, ka komentuar me ironi si vijon në këtë video:
“nuk ka faj, babikë, nafta shtrenjtë në Kosovë!”
nuk ka faj, babik nafta shtrejt n’kosove😏 pic.twitter.com/Nf0EJkdusf
— Alban Thaçi🇽🇰🇦🇱 (@Alban31657347) June 20, 2022