Në komunën e Dragashit ka filluar gara në Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik.
Nëpërmjet një prononcim për Tv Opoja Drejtori i Arsimit në Dragash Vloran Cenaj u shpreh i lumtur që nëpërmjet Programit Nacional për Rininë po realizon një të drejtë kushtetuese duke u ofruar të gjithë nxënësve mundësinë për të shfaqur talentin e vet.
Komuna e Dragashit duke u mbështetur në zbatimin e vendimit të Qeverisë së Republikës Nr.01/86, për Planin e Veprimit të Koordinatorit Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport për vitin 2019 po mbahen Garat Nacionale të Kreativitetit Kulturor dhe Mendimit Kritik në nivel të shkollave. Drejtoria e Arsimit ka bërë të gjitha përgatitjet që gara të filloj me kohë, me pjesëmarrje masive dhe sipas planifikimit.