TV OPOJA
Aktualitet

Lëvizja VETËVENDOSJE! e Sharrit fillon përgatitjet për tubim me qytetarët

Sot, në Qendrën e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Dragash, aktivistët kanë filluar përgatitjet për takimin mobilizues me qytetarët e komunës së Dragashit.
Nga burimet e afërta TV Opoja, kupton se aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! po përgatiten për zgjedhjet e ardhshme ku sipas tyre Sharri do të përkrah ndryshimin në vend.

Në këtë takim që kishin aktivistët njoftuan se janë duke u përgatitur për organizimin e një tubimi mobilizues me qytetarë, tubime të cilat po ndodhin anekënd qyteteve në Kosovë, të organizuara nga Lëvizja VETËVENDOSJE!. Qëllimi i këtyre tubimeve është mobilizimi i qytetarëve për protesta të cilat janë paralajmëruar nga kreu i VETËVENDOSJES, Albin Kurti.

Lajme të përafërta

Lëvizja VETËVENDOSJE Qendra në Sharr do të vazhdojë në opozitë në katër vitet e ardhshme

TV OPOJA
January 11, 2022

Zgjedhjet në UPZ, Prof. Asoc. Dr. Muharrem Faiku zgjedhet dekan në fakultetin juridik

Redaksia
September 30, 2022

ABIDIN LEPRAJ – SAKRIFIKOI ÇDO GJË PËR LIRINË E KOSOVËS

TV OPOJA
May 13, 2019
Exit mobile version