Sipas rekomandimeve të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, që namazi i natës për një teritor të organizohet në një xhami, Këshilli i Bashkësisë Islame Dragash, e sheh të udhës që kjo formë e organizuar e namazit të natës të bëhët vetëm në xhaminë: “Mehmet Kuklibegu” në Bresanë.
Falja e namazit të natës fillon sonte në orën 00:00 për të dyja gjinitë.
Me kërkesë të Xhevat ef. Fetahi imam i xhamisë “Mehmet Kuklibegu” në fsh Bresanë, Këshilli i Bashkësisë Islame Dragash lëshon këtë:
LEJE, Më këtë i lejojet Xhevat ef. Fetahit të udhëheqë me faljen e namazit të natës, gjatë dhjetë ditëshit të fundit të muajit Ramazan, nga data 11.04.2023 deri me datën 19.04.2023, për mbarëvajten e namazit të natës në xhaminë “Mehmet Kuklibegu” në Bresane.
Duke pasur parasysh rekomandimet e Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, që namazi i natës për një teritor të organizohet në një xhami, Këshilli i Bashkësisë Islame Dragash, e sheh të udhës që kjo formë e organizuar e namazit të natës të bëhët vetëm në xhaminë: “Mehmet Kuklibegu” në Bresanë.
Këshilli i Bashkësisë Islame Dragash, shfrytëzon nga rasti që të gjithë besimtarëve t’ua uroj me dua të Allahu xh.sh. pranimin e të gjitha ibadeteve.
Ju përshëndesim me selam!
©TVOPOJA