TV OPOJA
Aktuale

Nexhat Daci thotë se Ujmani nuk mund t’i merret Kosovës

Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës (ASHAK), Nexhat Daci, ka folur edhe për dialogun me Serbinë dhe propozimin e Presidentit Thaçi për korrigjimin e kufijve dhe bashkangjitjen e Luginës së Preshevës me Kosovën.
Daci tha se Ujmani dhe ‘Trepça’ janë prona të patjetërsueshme të Kosovës..

“Nuk ka ligj ndërkombëtar që Ujmanin t’ia merr Kosovës. Kosova ka investuar në të, edhe në Lepenc”, theksoi Daci, në një intervistë për RTK.

“Historikisht kemi qenë fitues”, tha ai

Sipas tij, shumica e njerëzve të Kosovës nuk kanë shkuar kurrë në veri.

Daci vlerësoi se nëse kërkohet diçka që do të jetë e dobishme, që Akademia të jep ide për zhvillimet në Kosovë, do të diskutojnë në hierarkinë më të lartë të Akademisë.

Ai tha se bashkësia ndërkombëtarë po kërkon që procesi i Kosovës të përmbyllet, pasi që ka probleme të ndryshme në botë. Daci pret që brenda disa muajve do të arrihet një unitet veprues politik në Kosovë.
Për LDK-në, tha se ajo ka shkuar në të gjitha proceset që është dashur për Kosovën. Ai ka kritikuar LDK-në, për shkak se në këtë kohë po kërkon zgjedhje.

Sipas tij nuk është koha e tanishme për kërkesa të tilla.

Lajme të përafërta

Kryeinspektori i MMPH-së, Bedri Halimi shpallet përsëri i pafajshëm në rastin “Prevalla”

Redaksia
November 8, 2022

LG do të lansoj laptopin më të hollë në botë

TV OPOJA
December 15, 2018

Nis aplikimi për rimbursim nga kuponët fiskal

TV OPOJA
July 3, 2019
Exit mobile version