TV OPOJA
Aktuale

Nis aplikimi për rimbursim nga kuponët fiskal

Administrata Tatimore e Kosovës njofton gjithë qytetarët se nga data 1 Korrik 2019 mund të aplikojnë për rimbursim nga kuponët fiskal.Aplikimi bëhet duke plotësuar aplikacionin për rimbursim të mjeteve nga grumbullimi i Kuponëve Fiskal.

Aplikacioni duhet të plotësohet në mënyrë elektronike përmes ueb-faqes së Administratës Tatimore të Kosovës www.atk-ks.org në linkun Shërbime Elektronike – Aplikacioni për Kuponë Fiskal. Aplikimi bëhet vetëm një herë për të njëjtën periudhë duke u bazuar në Numrin Personal të aplikuesitFituesit potencial do të rimbursohen me dhjetë përqind (10%) të vlerës së deklaruar, por jo më shumë se njëqind euro (100 €).

Numri minimal i kuponëve fiskal të dorëzuar duhet të jetë 60 kuponë, me shumën minimale dyqindepesëdhjetë euro ( 250€ ).

Lajme të përafërta

Kompania Aroma Reisen dhuron veshmbathje për Shoqatën Jetimat e Ballkanit

TV OPOJA
January 14, 2020

Ambasada e Kosovës në Vjenë të Austrisë bëhet me databazë për shtetësi

TV OPOJA
April 16, 2019

Drejtoria e Arsimit mundëson çasje në Arsim për fëmijët nga Shqipëria.

TV OPOJA
November 30, 2019
Exit mobile version