TV OPOJA
Aktualitet

Nënkryetari i VV-së në Sharr reagon lidhur me taksën 100% ndaj Sërbisë, thotë që masa të tilla është dashur të vendosen më herët.

Me shkas,

Po e filloj këtë shkrim me shkas nga intervista e ish ministrit të punëve të jashtme të Republikës së Kosovës dhe tani më zëvendëskryeministrit, EnverHoxha dhënë emisionit INTERAKTIV të KTV para pak ditësh, lidhur me vendimin e Qeverisë për rritjen e taksës 100%, për prodhimet nga Serbia dhe Bosnja.
Sipas mendimit tim, të shumicës së qytetarëve, por edhe të biznismenëve kosovar, ky vendim është i vonuar, por i qëlluar dhe i mirëpritur.
Mirëpo unë u habita me thirrjen e tijë dhe shumë pushtetarëve, që qytetarët i thërrasin për mobilizim dhe patriotizëm për vendimin e Qeverisë!

Si është e mundur që këta pushtetar, një dekadë e me shumë, aktivistët dhe veprimtarët e VETEVENDOSJES!, për veprimet e tyre që i bënin ndaj prodhimeve nga Serbia, i quanin me etiketime nga më të ndryshmet dhe më të rëndat, si: jodemokratike, fyerje për miqtë tanë ndërkombëtar, bashkëpunëtor të shërbimeve të huaja, dorë e zgjatur e Rusisë dhe Sërbisë e nga më të rëndat!

Kur e dëgjova fjalën “mobilizim”, thash me vete a janë këta pushtetarë të viteve 2011 dhe 2017, apo kanë zbritur nga qielli?!

Po kërkojnë besimin e popullit, çudi!
Po cili popull me ju besuar?
Populli shqiptar? Jo!

Qytetarët e Kosovës i keni gënjyer shumë herë, me qinda e mijëra herë!
Populli nuk ju beson juve, sepse e keni zhveshur nga besimi institucional popullin!

Kur shteti dhe kombi perfaqësohen nga individ me vizion të errët, kur shteti sundohet nga oligarkët, egoistët, injorantët, kur edhe demokracia instalon një elitë të tillë politike, shoqërore, shtetërore, atëherë shtetit as në demokraci nuk i ndalen të këqijat shoqërore, padrejtësitë, pakënaqësitë, tradhëtitë, vuajtjet e pasojat e tjera të rënda, si: krimi, korrupcioni, mjerimi, që popullit i vijnë prej ligësive të papërsëritëshme të atyre që e sundojnë këtë popull!

Unë, thirrjen tuaj për mobilizim e kam kuptuar si eufori, folklor, gjest sipërfaqsor etj.

Ne si popull do të mobilizohemi, sepse vendimin e Qeverisë e konsiderojmë të drejtë, kundrejtë një armiku shekullor. Por, si mund të ju besojmë juve që do t’i qëndroni besnik vendimitvtuaj?!
Kur ju na gënjyet dhe fare nuk na pyetët kur e filluat dialogun me Sërbinë në kushte jo të barabarta, kur Serbia e ka konsideruar Kosovën si koloni të saj, kur e nënshkruat marrveshjen për “Zajednicën”, kur ju në dialog nuk e hapët gojën për të zhdukurit, përkrimet njerzore gjatë luftës, përdhunimet, kur me marrveshje ia falët Malit Zi 8200h tokë, si dhe shumë të tjera që ia keni bërë këtij populli. Si mund të bindemi ne që të mobilizohemi?!

Duke e trajtuar krejt hapur Kosovën si koloni të Serbisë, zonja Mogerini, del krejt hapur dhe mbron interasat e Serbisë.

Për gati 20 vjet, Serbinë e kanë mbajtur politikanët dhe tregetarët tanë në Kosovë! Mega kapitalistët e Kosovës tash për tash po heshtin, sepse e kanë kryer misionin e vetë dhe mund të humbin tash diçka për hirë të patriotizmit.
Shumica e politikanëve tanë kanë përfituar nga tregëtia me Serbinë andaj edhe janë duke heshtur, sepse dikur i kanëb sabotuar kërkesat e VETËVENDOSJES!, për të mos blerë prodhime nga Serbia, prandaj edhe rrokullisjet e kamionëve me produkte nga Sërbia janë trajtuar si akte terroriste, nga pushtetarët tonë, jo pak prej tyre janë zgjedhur në poste të larta me preferencë të Beogradit.

Ju qeveritarë, nuk duhet të ndaleni vetëm me këto masa të ndërmarra ndaj Serbisë, por Serbia duhet të ndalet edhe më shumë e shumë masa tjera që ta dij se nuk ka të bëj me një Kosovë e Metohi, por ka të bëj me një shtet, i cili po mos të ketë njerëz servil dhe keqpërdorues do të bëheshim faktor vendimtar për vetveten, ku nuk mund teluanin askush me ne!

Prandaj, i bëj thirrje qytetarëve të Kosovës që të gjithë të mobilizohemi (jo për luftë), por për një
bojkotim të të gjitha prodhimeve nga Serbia me barkodin 860!

SamidinDauti,
Nënkryetar i Lëvizjes VETËVENDOSJE! – Sharr

Zaplluxhe, 2018

Lajme të përafërta

Emri i tjetërsuar i fshatit Pllavë

TV OPOJA
November 6, 2021

SHML “Ruzhdi Berisha” sot feston 51 vjetorin e themelimit

TV OPOJA
April 18, 2020

Me garat tradicionale përfunduan aktivitetët kushtuar ditës së çlirimit të komunës (Video , Foto)

TV OPOJA
June 16, 2019
Exit mobile version