TV OPOJA
Kulturë & Art

Me garat tradicionale përfunduan aktivitetët kushtuar ditës së çlirimit të komunës (Video , Foto)

Në kuadër të ditës së çlirimit të komunës sonë vazhduan organizimet sportive, dje me datë 15 qershor u mbajt gara e kuajve në mejdan të buzezit, ku garuan kater kuaj e ofruan një garë mjaft interesante për publikun e shumt.

Këtë organizim e bëri edhe më special momenti kur para garës në shënje mirnjohje për të riun që humbi jetën nga ky sport u zbulua pllaka memoriale nga kryetari i komunës së bashku me familjarë, poashtu edhe gara filloi po në orën që ndodhi fatkeqësia.

Ndërsa sot në stadiumin e qytetit në graniqar u zhvillua gara tradicionale e pehlivanëve, një numer i madhë i garuësve kishin ardhur nga e gjith Kosova, Shqiperia, Maqedonia madje edhe nga Turqia e me gjërë.

Kjo garë u ndoq nga afër edhe nga një numr masiv i publikut që edhe përkundër motit me shumë djell qëndruan deri në fund të këti organizimi masiv prej 5 orësh.

©TVOPOJA

Lajme të përafërta

Antarët e klubit të zhytjes Prishtina testuan vetën nën akullin e liqenit të Breznës (Video, Foto)

TV OPOJA
February 2, 2019

Pa aktivitete kulturore e sportive manifestohet dita e Çlirimit të Komunës sonë (Video, Foto)

TV OPOJA
June 15, 2020

Daullexhiu nga Opoja që njeh shpirtin e secilit valltar

TV OPOJA
October 4, 2020
Exit mobile version