TV OPOJA
Aktualitet

Nënkryetari i LDK-së në Dragash: Vetëvendosje po trokit derë me derë për kandidatin e saj për zgjedhjet lokale

Nënkryetari i LDK-së dega në Dragash sërish iu është kundërpërgjigjur anëtarit dhe njeherit asambleistit të Vetëvendosje dega në Sharr zotërit Laurat Krasniqi pasi që ky i fundit kishte thumbuar përseri degën e LDK-së në Dragash raporton televizioni Opoja.

Naseri në reagimin e tij thotë se më mirë është që ju i nderuari Laurat të merruni me punët e subjektit të juaj se sa të merrni me ne si Opozitë.
Ai nder të tjerash thotë se dega e Vv-së në Dragash është duke trokitur derë me derë për të siguruara kandidatin e saj në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Ky është postimi i plotë i Naser Myrtezanit.

Të dashur miq:
Dje dhe sot delegati i VV-së në Dragash, prapë paska zhgarravitur diqka në lidhje me LDK-në. Ai në vend që të merret me pushtetin lokal, merret me ne si parti opozitare dhe gjith ketë e bën për ta mar një grusht vota aty-këtu. Ata janë në panik nga humbja e zgjedhjeve lokale të cilat ata vet nuk kanë askënd kandidat për kryetar dhe janë duke lutur njerëz derë më derë për ta qitur kandidad. E ne nuk e kemi ketë problem dhe së shpejti do ta kemi kryetarin dhe ekipën fituese. Kjo shihet nga ata se sa janë në panik, sepse janë pionier politik dhe më nuk mund ta mashtrojnë qytetarin, sepse për dy muaj qeveri qendrore asnjë punësim nga VV e Dragashit dhe gjith ata qytetar që i kanë mashtruar lere që nuk mund t’i punësojnë asnjë por as nga struktura e partisë së tyre në Dragash nuk ka te punësuar në nivelin qendror sepse janë duke punësuar familjar dhe miq nëpër ministritë e tyre.
Me respekt Naseri, njëri nga nënkryetaret e LDK-së në Dragash dhe delegat në Kuvendin Komunal.

Lajme të përafërta

KF OPOJA e përmbyll sezonin vjeshtor si fituese e të gjitha ndeshjeve!

TV OPOJA
November 21, 2021

Rreth 6 biznese dënohen nga inspektorati për mosrespektim të masave anti Covid në Dragash

TV OPOJA
August 22, 2020

Deputetet e PDK-së në terren, mirëpriten në Prizren, Dragash e Zhur

TV OPOJA
October 3, 2020
Exit mobile version