TV OPOJA
Aktualitet

Rreth 6 biznese dënohen nga inspektorati për mosrespektim të masave anti Covid në Dragash

Dje, me datë 21.08.2020, në orët e mbrëmjes janë dënuar rreth 6 biznese në Komunën e Dragashit të cilat nuk i kanë respektuar masat anti Covid të caktuara nga Qeveria e Kosovës.

Inspektorati sanitar nga niveli qëndror dhe komunal të shoqëruar nga Policia kanë bërë kontrollimin e bizneseve duke verifikuar nëse po respektohen masat anti-Covid, meqë rast janë dënuar 6 biznese dhe disa individë, raporton Kohapress.

Bizneset që janë dënuar janë nga 2 nga fshati Brodosanë, 2 nga fshati Buzes, 1 nga fshati Blaç, dhe një nga fshati Krushevë.

Inspektorati sanitar ka apeluar që t’i të gjithë t’i respektojnë masat e caktuara nga Qeveria e Kosovës e IKSHPK, duke theksuar se do të ketë kontrolla të vazhdueshme që të sigurohet që këto masa të respektohen.

Lajme të përafërta

Planifikohet sistemi online për të gjitha shkollat e mesme profesionale

TV OPOJA
November 18, 2018

Donacion nga “Beau Soleil Collège Alpin International” për nevojat e nxënësve të shkollës Fetah Sylejmani, Dragash

TV OPOJA
December 27, 2018

Manifestohet dita e shkollës “Ruzhdi Berisha” njëherit përvjetori i 50-të i kësaj shkolle (Video, Foto)

TV OPOJA
April 18, 2019
Exit mobile version