Pas një bashkëpunimi në mes të shkollës “Fetah Sylejmani” dhe Unicef-it, fëmijët me nevoja të veçanta tani kanë një ambient për zhvillimin e aktiviteteve në këtë shkollë, pjesë e kësaj shkolle tani është edhe klasa burimore, e cila cilësohet si hapësirë e nevojshme nga drejtuesit e shkollës.
Më poshtë ju sjellim njoftimin e plotë nga shkolla:
Falë bashkëpunimit të drejtorit të shkollës sonë dhe donacionit nga Unicef Kosovo Programme, në shkollën tonë u krijua hapësira e #Klasës_burimore.
Një hapësirë mëse e nevojshme për zhvillimin e aktiviteteve me nxënësit FNV ( Fëmijët me nevoja të veçanta) në shkollën tonë. Ky bashkëpunim vjen në kuadër të mbështetjes për arsim gjithpërfshirës.
#Ju_faleminderit_UNICEF!
Me respekt
Drejtori i shkollës
MSc. Flurim ÇENGAJ