TV OPOJA
Arsim

Ndalohët përdorimi i telefonit gjatë orëve mësimore

Nga dita e sotme ndalohet perdorimi i telefonit nga ana e nxënësve poashtu edhe nga ana e mësimdhënësve, ky vendim është marr nga ministria e arsimit dhe publikuar nga ministri Shyqri Bytyqi.

Me shpres se ky vendim do të ndikoj në përmirësimin e mbarëvajtjes së procesit mësimor në shkolla dhe të ngritjes së cilësisë në arsim.

Të dashur qytetarë,

Të nderuar nxënës, mësimdhënës dhe prindër,

Në funksion të përmirësimit të mbarëvajtjes së procesit mësimor në shkolla dhe të ngritjes së cilësisë në arsim, sot kam nënshkruar Vendimin për ndalimin e përdorimit të telefonit gjatë procesit mësimor nga mësimdhënësit dhe nxënësit në të gjitha institucionet e arsimit parauniversitar në Republikën e Kosovës.

Sipas këtij vendimi për zbatimin e tij ngarkohet Sekretari i përgjithshëm i MAShT, Drejtoritë Komunale të Arsimit (DKA-të) dhe drejtorët e institucioneve të arsimit parauniversitar, të cilët janë edhe përgjegjës për marrjen e masave sipas legjislacionit në fuqi në rast të shkeljes së tij. ShB

©TVOPOJA

Lajme të përafërta

Kryetari i Dragashit Shaban Shabani vizitoi Myftiun Tërnava

TV OPOJA
November 10, 2018

Prizren, 28 shtëpi për familjet skamnore më 28 Nëntor

TV OPOJA
November 25, 2018

Kryetari Shabani zotohet për rregullimin e rrjetit të ujësjellësit në fshatin Blaç

TV OPOJA
September 12, 2018
Exit mobile version