TV OPOJA
Aktualitet

Në rrugën Zhur – Dragash, kapet kamioni që barte mallra të kontrabanduara

Të hënën gjatë mesnatës, në rrugën “Zhur” të Dragashit, policia ka ndaluar një kamion me targa vendore, i cili dyshohet se kishte të ngarkuara mallra, për të cilat nuk posedonte dokumente mbi prejardhjen dhe transportin.

I dyshuari në kamion kishte pasur të ngarkuara mallra të importuara nga jashtë si: televizorë, rrobalarëse, shporet elektrik, frigorifer dhe një tepison, për të cilat nuk posedonte leje.
Kamioni së bashku me mallra është dërguar për vlerësim në Administratën Tatimore të Kosovës.

“Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e policisë.

Lajme të përafërta

Logoja e re me të cilën do të identifikohet SHFMU “28 Nëntori” në Bresanë, si dhe kuptimi i saj!

TV OPOJA
October 28, 2023

Treva e Opojës destinacion turistik i pashfrytëzuar

TV OPOJA
November 22, 2018

Dr. Selami Sylejmani, një nga 11 të emëruarit e Dragashit si “Ambasador për paqe” nga FPU

TV OPOJA
February 19, 2022
Exit mobile version