TV OPOJA
Arsim

Logoja e re me të cilën do të identifikohet SHFMU “28 Nëntori” në Bresanë, si dhe kuptimi i saj!

Shkolla fillore dhe e mesme e “28 Nëntori” në Bresanë është një ndër shkollat e para në komunën e Dragashit, historia e kësaj shkolle daton shumë herët dhe ka mbijetuar dhe kapërcyer sfida të ndryshme, të gjitha këto veti tash e simbolizojnë këtë shkollë përmes logo-së së re e cila është miratuar nga drejtoria e shkollës.

Logoja është dizenjuar nga një ish-nxënës i kësaj shkolle dhe banor i fshatit Bresanë, pasi deri më tani shkolla nuk ka pasur logo zyrtare me të cilën të identifikohet, dhe gjithçka është bërë pa asnjë kosto në kompensim por si punë vullnetare.

Më poshtë kemi bashkangjitur përshkrimin e projektuesit për procesin dhe idetë që janë përdorur gjatë dizajnimit të logos:

Gjatë përpilimit të idesë menduam që të dizajnojmë diçka më kuptimplote për këtë shkollë si një ndër shkollat e para në komunën e Dragashit, duke u nisur nga emri dhe misioni i kësaj shkolle si në vitet më të vështira por edhe në ditët e sotme, ne jemi munduar për ta bërë të veçantë këtë logo, pra ikona kombinon librin dhe stilolapsin që simbolizojnë arsimin, si dhe mburojën e shqiponjën që simbolizojnë kombin, në përgjithësi ikona simbolizon në mënyrën më të mirë se si arsimi shqip ishte mburojë në çdo etap për kombin dhe popullin shqipëtar. Ndërsa ngjyrat nuk mund të ishin tjera veç kuq e zi, si ngjyrat e flamurit kombëtar, duke i kombinuar ato me nuanca të ndryshme për të formuar diçka shumë të veçant!.

 

Lajme të përafërta

Nxënësit e shkollës “Fetah Sylejmani” vizituan ushtrinë e Kosovës si dhe kompleksin e Jasharajve

TV OPOJA
March 14, 2019

Drejtoria e Arsimit dhe Organizata Jo qeveritarë THY, takim me nxënësit maturantë, me temë “Orientimi në karrierë”

TV OPOJA
April 30, 2019

Njoftim për konkursin për mësimdhënës në fshatin Plavë

TV OPOJA
September 27, 2020
Exit mobile version