Si asnjëherë më parë, fushata e korrjeve të grurit të Kosovës është duke u pritur me padurim që të nis.
Vendimi i Qeverisë së Kosovës për aplikimin e taksës prej 100 për qind ndaj produkteve serbe, ka ndikuar që kjo degë e bujqësisë edhe ashtu strategjike të ketë një rëndësi të veçantë.
Mobilizimi për korrjen e grurit dhe grumbullimin e tij nuk ka qenë kaq intensiv dhe mirë i organizuar. Bujqit dhe të gjithë bashkëpunëtorët e tjerë janë të sigurt në konvertimin e investimit dhe mundit të tyre në mjete financiare si dhe në produkte të gatshme.
Kompanitë e mirënjohura të Kosovës që janë bartëse të këtij procesi për shkak të vëllimit dhe kapacitetit të madh prodhues tanimë i kanë përfunduar përgatitjet dhe në disa vise të vendit tonë ku vegjetacioni është më i hershëm edhe ka filluar korrja dhe grumbullimi i grurit.
Telegrafi ka kontaktuar përgjegjësit e kompanisë M&Sillosi si mulli më i madh në rajon, nga të cilët kemi marr konfirmimin se në regjionin e Suharekës dhe Rahovecit korrjet kanë filluar. Po ashtu sipas të njëjtëve zyrtarë të kësaj kompanie sa i përket kualitetit të grurit konfirmohet se deri më tani rezultatet laboratorike të testimit të grurit të ri janë të një niveli të kënaqshëm dhe se gruri i plotëson të gjitha kushtet për bluarje.
Sipas zyrtarëve përgjegjës të kësaj kompanie, M&Sillosi ka zhvilluar një infrastrukturë logjistike të grumbullimit duke ju dalë në thirrje të gjithë bujqve që kanë kultivuar këtë kulturë. Bujqit në tërë Kosovën shprehen të kënaqur me këtë organizim e po ashtu edhe në azhuritetin e kompensimit me mjete financiare apo me miell për produktet e tyre. Në çdo anë të Kosovës vërehet një shtim i sigurisë së fermerëve, për çka kontribuuese janë pikat e grumbullimit të grurit të shpërndara anekënd Kosovës.
Zyrtarët e M&Sillosi vazhdojnë të apelojnë tek fermerët që ata vetëm të paraqiten në numrat e publikuara 045 697 891 ose 029 633 733 dhe për çështje të tjera do kujdeset kompania.
Vlen të theksohet se M&Sillosi si kompani është dëshmuar në korrektësinë ndaj të gjithë bujqve andaj kjo korrektësi edhe shpërblehet me besimin e plotë që bujqit shprehin ndaj kësaj kompanie.
Zyrtarët kompetent të M&Sillosi shpjegojnë se procesi i pranimit të grurit nuk është një proces i thjeshtë por kërkon përpikëri si në përcaktimin e grupit të kualitetit e po ashtu edhe në procesin e menjëhershëm të pastrimit dhe të trajtimit të grurit.
Për informimin e të gjithë bujqve, këtë vit M&Sillosi ka hapur edhe disa pika të reja në mënyrë që të jetë sa më afër bujqve.
Prandaj bujqit nga të gjitha anët e Kosovës mund të kontaktojnë zyrtarët e kompanisë përmes numrave të mësipërm për tu informuar për të gjithë ofertën e M&Sillosi, për shitjen e Grurit të tyre, e po ashtu edhe këmbimin e grurit me produkte të gatshme, miell dhe krunde.
Menaxhmenti i M&Sillosi falënderon të gjithë bujqit për punën e tyre të mirë që e kanë bërë gjatë tërë vitit si dhe shpreson dhe beson se puna e mirë e tyre do të vazhdoj edhe vjeshtën e ardhshme kur edhe vije koha për mbjellje të reja të sipërfaqeve të grurit.
Po ashtu nga ana e menaxhmentit të kompanisë M&Sillosi apelohet tek qytetarët e Kosovës që të ken kujdes të shtuar në përzgjedhjen e kompanisë me të cilën vendosin të bashkëpunojnë për sa i përket shitjes apo përpunimit të grurit të tyre dhe të mos bin pre e ofertave imagjinare që vetëm kanë për qëllim joshjen e tyre por që në fund nuk do respektohen.
Duke rritur sipërfaqet e mbjella me grurë dhe duke u bazuar në punën e mirë qe e bëjnë bujqit e Kosovës, menaxhmenti i kompanisë M&Sillosi beson se një ditë të gjithë së bashku do arrijmë të sigurojmë bukën e Kosovës dhe ti plotësojmë 100 për qind nevojat e Kosovës.