TV OPOJA
Aktualitet

Në Dragash mbyllën katër komuna paralele, reagon dega e LVV në Sharr

Dy ministrat Sveçla e Krasniqi kanë arritur sot në Dragash në një aksion për të dëshmuar sovranitetin dhe fuqinë e shtetit të Kosovës.
“Sot në fshatin Vranisht të Dragashit mbyllëm 4 komuna paralele që kanë operuar ilegalisht për gjithë këto vite. Në këtë fshat kundërligjshëm kanë vepruar dhe lëshuar dokumente për komunën e Prizrenit, Suharekës, Rahovecit dhe Dragashit. Nga sot ajo më nuk operon.
Republika e Kosovës është shtet unitar dhe si e tillë nuk do të lejojë asnjë paralelizëm kundërkushtetues” thuhet në njoftimin e ministrit Krasniqi. Raporton Indeksonline.
Ndërsa në anën tjetër pas këtij veprimi ka reaguar edhe dega e LVV-së në Sharr, e cila e akuzon LDK-në se ka bërë pazare për pushtet duke e emëruar Fejsal Haliloviqin për nënkryetar nga radhët e komuniteteve në komunë. e i njejti shihet edhe në fotografinë e mëposhtme të konfiskuar përgjatë aksionit të sotëm të policisë si pjes e komunës paralele.
Reagimi i plotë i LVV:
Asnjë reagim mbështetës për aksionin e sotëm të institucioneve qëndrore nga Komuna e Sharrit. Por, kjo gjë, as nuk është e rastësishme e as nuk po ndodhë pa arsye.
Në përbërjen e ekzekutivit komunal e në institucionet lokale në përgjithësi në Sharr, deri më sot, ka patur njerëz që kanë patur pozicione edhe në organet e institucioneve paralele që kanë funksionuar në kuadër të komunës ilegale që u rrënua sot, asaj të Vranishtit. I tillë është edhe një pozicion i rëndësishëm udhëheqës i ekzekutivit lokal. Bëhet fjalë për nënkryetarin e komunës nga radhët e komuniteteve, Fejsal Haliloviç.
Siç mund ta shihni në fotografinë e mëposhtme të konfiskuar përgjatë aksionit të sotëm të policisë, i pranishëm ndër tjerë, është edhe Fejsal Haliloviç, nënkryetar i komunës.
Për pazare të ngushta e për pushtet, LDK-së në Sharr, nuk i ka bërë asnjëherë përshtypje adresimi që Lëvizja VETËVENDOSJE! në vazhdimësi ka bërë kundrejt këtyre njerëzve që kanë qenë të përfshirë edhe në konjukturat e strukturave paralele të Serbisë në komunën tonë.
Këso qeverisja që kalkulojnë edhe në këto raste, nuk i duhen qytetarëve të komunës tonë. Këto fraza bashkëpunimesh janë njëherazi edhe akte kundër interesave shtetërore e kombëtare.
©TVOPOJA

Lajme të përafërta

Ilir Kurtishi nga Dragashi është zgjedhur në kryesinë Qendrore të PDK-së

TV OPOJA
December 29, 2019

Komuna e Dragashit rrit aktivitetet e inspektimit.

TV OPOJA
March 13, 2020

E konfirmuar, Pajtesa Berisha kalon në subjektin politik Lidhja Demokratike e Kosovës

TV OPOJA
February 8, 2022
Exit mobile version