TV OPOJA
Kronika

Në Dragash fillon vaksinimi i kategorive më të rrezikuara nga gripi sezonal (Video)

Ditë më parë nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik u njoftuam se vaksinat e gripit sezonal, kanë arritur në Kosovë dhe se do të imunizohen grupet më të rrezikuara të popullatës në shtetin tonë.

Një sasi nga këto vaksina pasditën e djeshme ka arritur edhe në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare të komunues së Dragashit, ndersa nga mëngjesi i sotëm filloi imunizimi i kategorive më të rrezikuara të popullatës nga gripi sezonal.

Në një prononcim për televizionin Opoja drejtori i QKMF-së në Dragash Dr Ramadan Jashari, tha se vaksinat kundër gripit sezonal, të cilat do të përdoren sivjet, sipas rekomandimeve të bëra nga OBSh, do të jenë katër shtamëshe dhe si të tilla e rrisin fuqinë mbrojtëse ndaj virusëve më agresivë në qarkullim të gripit sezonal.

Dr Ramadani theksoi se vaksinimi është mënyra më e mirë për t’u mbrojtur nga gripi sezonal dhe se imunizimit nga ky grip do t’i nënshtrohen personat me sëmundje kronike, personat në moshë të shtyer dhe personat e tjerë me rrezikshmëri të lartë për infeksion.

Ndërsa Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i siguron qytetarët se po e monitoron me kujdes situatën epidemiologjike në vend dhe ka rritur vigjilencën për t’u përballur me raste të Gripit sezonal.

©TVOPOJA

Lajme të përafërta

Shënohet 28 Nëntori me akademi solemne dhe homazhe (Video, Foto)

TV OPOJA
November 28, 2022

Me një program të pasur kulturor, artistik dhe sportiv manifestohet Dita e Çlirimit në Dragash (Video)

TV OPOJA
June 15, 2022

Kryetari njoftohet nga afër me projektet e Avoko-së, ndër tjera edhe me dronin që po ndërton rinia jonë!

TV OPOJA
December 6, 2023
Exit mobile version