TV OPOJA
Aktualitet

Në Dragash arrestohen dy persona për mosrespektim të dispozitave shëndetësore gjatë pandemisë

Dragash – Të enjten janë arrestuar dy persona në Komunën e Dragashit, të dyshuar për mosveprim sipas dispozitave shëndetësore në kohë të pandemisë.

Lajmin për “Betimi për Drejtësi” e ka konfirmuar zyrtari për informim i Policisë së Kosovës në rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.
Osmanollaj ka thënë se të arrestuarit, me urdhër të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt.

“Këtë javë në Dragash kemi vetëm dy të arrestuar për mosrespektim të dispozitave shëndetësore. Të njëjtit janë liruar në procedurë të rregullt nga ana e prokurorit”, ka thënë Osmanollaj. /BetimipërDrejtësi

Lajme të përafërta

Sërish është aksidentuar një kamion në dalje të fshatit Plavë të Dragashit

TV OPOJA
July 17, 2019

Mergim Mestani operohet në QKUK, falendëron stafin mjekësor

TV OPOJA
January 20, 2020

Mungon përfaqësuesi i Komunës së Dragashit, shtyhet seanca për vërtetim të pronësisë

TV OPOJA
July 6, 2020
Exit mobile version