TV OPOJA
Aktualitet

Sërish është aksidentuar një kamion në dalje të fshatit Plavë të Dragashit

Të mërkuren sërish është aksidentuar një kamion në dalje të fshatit Plavë të Dragashit, fatmirësisht pa të lënduar. Këto aksidente po ndodhin sidomos në afërsi të këtij lokaliteti, ku për një kohë të gjatë është punuar në hapjen e kanaleve për vendosjen e kabllove nëntokësore të energjisë elektrike nga trafoja e Zhurit deri në Dragash.

Pas punimeve , janë vendosur kabllotë si dhe është mbuluar i tërë kanali. Por, mbulimi i këtij kanali në gjatësi disa kilometërshe nuk është bërë si duhet, pasi automjetët e rënda po ‘ngulfaten” në këtë kanal duke rrezikuar dhe jetën e vozitësve por edhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion.
Vozitësit e automjeteve thonë se pjesëmarrësit në komunikacion i ekspozohen rrezikut përgjatë rrugës Zhur- Dragash, duke bërë përgjegjës për këtë gjendje drejtoratin e Inspektoratit të kësaj komune, i cili e ka vlerësuar si të përfunduar me sukses punën në mbulimin e këtij kanali.

Lajme të përafërta

VAJDIN HAJRIZI – VEPRIMTARI QË U MBYT NË USHTRI JUGOSLLAVE PËR SHKAK TË VEPRIMTARISË KOMBËTARE

TV OPOJA
September 13, 2018

Besimi i fëmijëve dhe alimentacioni, në studio Avokatja Blerta Shyqeriu nga komuna e Dragashit

TV OPOJA
December 21, 2022

LVV sqaron se si u shkelë në 2 pika marrëveshja nga ana e LDK-së në Dragash

TV OPOJA
January 13, 2022
Exit mobile version