TV OPOJA
Aktualitet

Në dekadën e tretë të çlirimit!

Shkruan: Fatmir Halili
Qershori i këtij viti shënon dy dekada të çlirimit, duke filluar kështu dekadën e tretë të lirisë së Kosovës. Nuk ka dyshim që kjo është një nga të arriturat e mëdha historike për popullin tonë, pa të cilën nuk mund të kishim asgjë tjetër, sepse mungesa e lirisë nënkupton mungesën e të gjitha të drejtave të tjera elementare.
Synim parësor i shoqërisë tonë për dekada me radhë, ishte arritja e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Pas vitit 1999, kur Kosova u çlirua nga barbaria serbe, e në veçanti pas shpalljes së pavarësisë më 17 shkurt 2008, synim kryesorë ka qenë ndërtimi i një jete më të mirë për qytetarët e këtij vendi. Megjithatë, siç duket edhe në dekadën e tretë pas çlirimit, ndër prijoritetet kryesore, ngelet krijimi i një jete më të mirë për qytetarët, e që në fakt, nënkuptonë shtetin ligjorë dhe luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Në këtë drejtim, një komponentë i rëndësishëm dhe i patejkalueshëm, mbetet ngritja e vetëdijes qytetare, që domosdo është reflektim i gjendjes së krijiar. Qeverisja e një vendi është reflektim i drejtpërdrejtë i vetëdijes qytetare të popullatës së atij vendi, që pa dyshim, rrjedhojë e drejtpërdrejtë e kësaj është mungesa e arsimimit cilësor për dekada me radhë.
Reflektim i drejtpërdrejtë i vetëdijes shoqërore është edhe përbërja e asambleve komunale, por gjithësesi edhe e Kuvendit të Kosovës. Trajtimi i problemeve në asambletë komunale, mënyra e komunikimit dhe e trajtimt të problemeve shoqërore aty, janë pasqyra më reale, para së gjithash, se si kemi votuar si shoqëri, në përgjithësi, dhe së dyti, se çfarë është ofruar nga partitë politike në veçanti. Në gjendje hiq më të mirë nuk është as Kuvendi i Kosovës, në vend të ngritjes së cilësisë së përfaqësuesve, në vend të përfaqësimit më të dinjitetshëm të qytetarëve, për njëzet vite ka shkuar në rënie të cilësis dhe në krijim të një organi përfaqësues ‘mediokër’. Zgjedhjet me lista të hapura, në vend të ngritjes së nivelit të përfaqësimit, në vend të krijimit të një konkurence të mirëfilltë, fatkeqësisht kanë ndikuar në të kundërt.
Shpeshherë po i përserisim fjalët e njëjta, dhe pa dyshim, që do të përserisim fjalët e njëjta sepse gjendja ka mbetur e njëjtë. Për njëzet vite debatojmë për problemet e njëjta, sepse nuk u kemi gjetur zgjidhje as problemeve më substanciale, me të cilat shoqëria vazhdon të ballafaqohet edhe sot e kësaj dite.
Tash, kur po fillojmë dekadën e tretë të çlirimit të vendit, nëse do të vazhdojmë edhe më tej, me të njëjtën mendësi politike, me të njëjtën qasje ndaj shtetit dhe institucioneve, me një qytetari të fjetur, edhe dekada e tretë nuk ka si të jetë ndryshe nga dy dekadat e kaluara të çlirimit.
Përfundimisht, partitë politike duhet tu japin primat njerëzve të shkolluar, të bëjnë avansime të drejta, dhe të ndalojnë avansimet familjare e grupore, të cilat gjatë këtyre dy dekadave kanë ndikuar drejtpërdrejtë në menaxhimin e keq dhe krijimin e institucioneve jo efikase. Të mos shohim politikën si përfitim, por si aktivitet për ndryshimin e gjendjes në të mirë të përgjithshme të shoqërisë, të mos e konsiderojmë shtetin si plaqkë ku secilit që i jepet mundësia të marrë pa kursyer.
Mundësitë për të ndryshuar i kemi, nuk duhet të na mungoj as vullneti.
GËZUAR DITËN E ÇLIRIMIT!

Lajme të përafërta

Merren masat e para në komunën e Dragashit kundër Korona Virusit

TV OPOJA
March 14, 2020

Ky është programi qeverisës i kryetarit të ri të komunës së Dragashit

TV OPOJA
December 17, 2021

Investimi në zhvillimin e sporteve dimërore i një rëndësie të veçantë për Dragashin!

TV OPOJA
December 6, 2018
Exit mobile version