TV OPOJA
Aktualitet

Investimi në zhvillimin e sporteve dimërore i një rëndësie të veçantë për Dragashin!

Komuna e Dragashit me dy trevat e saj, Opojën dhe Gorën, dallohet për dimërin me borë dhe të ftohë dhe për verë të freskët. Në këtë mënyrë një potencial i mirë, dhe atë jo vetëm për Dragashin, është investimi në zhvillimin e turizmit dimëror, në veçanti sportit të skijimit.
Duke pasur parasysh buxhetin e vogël që ka Komuna e Dragashit, bashkangjitur kësaj edhe mosinteresimin e udhëheqjes lokale, investimi në këtë drejtim ka munguar për dy dekada.
Komuna e Dragashit nuk posedon resurse tjera më të mira për zhvillim, se sa investimi në zhvillimin e turizmit dhe blegëtoris.
Prandaj, orientimi i buxhetit komunal në këto lëmenje ekonomike, sado që është i vogël buxheti i Dragashit, paraqet një rëndësi të veçantë për zhvillimin ekonomik të kësaj komune, dhe banorëve që jetojnë këtu.
Veç kësaj, duhet përmendur se komuna e Dragashit ka mbetur e anashkaluar edhe nga qeverisja qendërore. Në këtë rrafsh vlen të theksohet se investimi në turizëm do të ishte një resur i fuqishëm për zhvillim jo vetëm të Dragashit por edhe më gjerë.

Lajme të përafërta

Kryetari i komunës Shaban Shabani urime Kosovë Ushtria

TV OPOJA
December 15, 2018

Lendrit Iljazi nga Dragashi pjesë e stafit të Presidentes në detyrë Vjosa Osmani

TV OPOJA
November 13, 2020

Pas vendimit të Gjykatës Supreme vjen reagimi i PDK-së

TV OPOJA
November 25, 2021
Exit mobile version