TV OPOJA
Infrastrukturë

Ndërtimi i rrugës Mavrovë – Strezimir do të bëhet realitet

Sot në kryeqytetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut u takuam me drejtorin e Ndërrmarrjes Publike “Rrugët Shtetërore”, z.Ejup Rrustemi, me të cilin biseduam për rëndësinë e rregullimit të rrugës e cila lidhë Komunën e Dragashit me Komunën e Mavrovës.
Në këtë takim ishte prezent dhe kryetari i Komunës Mavrovë-Rostushë, z.Medat Kurtovski, te i cili isha mysafir para një muaji për të diskutuar asfaltimin e kësaj rruge.
Në përbërje të delegacionit tonë ishte deputetja e Parlamentit të Kosovës, znj.Duda Bale, e cila ishte dhe aranzhuese e këtij takimi, Admir Alili, asambleist i komunës së Prizrenit,z.Bean Haxhiasan, drejtor i Drejtoratit të Urbanizmit, z.Behar Brenoli, drejtor i Drejtoratit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, dhe z.Uzair Hamza, shefi i Zyrës së Komuniteteve.
Drejtori i Ndërmarrjes Publike “Rrugët Shtetrore “, z.Ejup Rrustemi, tha se ky projekt është premtim i Kryetarit Ali Ahmeti dhe gjithsesi duhet të kryhet, kështu që në fund të tetorit do të hapen ofertat për përgatitjen e projektit, ndërsa vitin e ardhshëm do të ndahen mjetet për asfaltimin e kësaj rruge magjistrale me të gjitha elementet përcjellëse dhe do të jetë e gjerë gjashtë (6) metër.
Në emër të delegacionit tonë e falënderova Drejtorin Rustemi për gatishmërinë dhe vullnetin e tij që së shpejti të përfundojë ky projekt shumë i rëndësishëm për të dy shtetet dhe komunat fqinje. Gjithashtu, e falënderova dhe kryetarin e Komunës Mavrovë-Rostushë, z.Medat Kurtovski, për angazhimin e tij që ky projekt të realizohet.
Në fund të takimit e dorëzuam edhe formalisht kërkesën zyrtare për këtë rrugë.

Lajme të përafërta

Kryetari i Xheladini sot ishte pjesë e takimit të Kurtit me kryetarët e komunave

TV OPOJA
October 2, 2023

Kryetari i bashkisë së Kukësit z. Safet Gjici viziton Komunën e Dragashit

TV OPOJA
March 30, 2021

Vonesat e pakuptimta të ndërtimit të rrugës Zhur-Sharr-Brod po marrin fund

TV OPOJA
June 2, 2021
Exit mobile version