TV OPOJA
Infrastrukturë

Kryetari i bashkisë së Kukësit z. Safet Gjici viziton Komunën e Dragashit

Kryetari i Komunës së Dragashit z.Shaban Shabani bashkë me stafin e tij priti në takim të përbashkët Kryetarin e Bashkisë së Kukësit z.Safet Gjici të shoqëruar nga Drejtori për Kufi dhe Migracion z.Zija Sulaj, Drejtori i Doganës Morinë – Kukës z. Alban Todaj si dhe Komandanti i Policisë Kufitare në Rajonin e Prizrenit z.Nexhmi Krasniqi.
Gjatë takimit u diskutua rreth bashkëpunimit ndërkufitar të deritanishëm mes dy vendeve si dhe shqyrtimi i mundësive për bashkëpunim në të ardhmen në realizimin e projekteve ndërkufitare të përbashkëta në mes të Komunës së Dragashit dhe Bashkisë së Kukësit nga Shqipëria. Të dy kryetarët shprehën gatishmërinë për bashkëpunim të mëtejshëm në të ardhmen në projekte të fushave të ndryshme.

Lajme të përafërta

Ka filluar puna në aksin rrugor Zaplluxhe – Tyrbe

TV OPOJA
October 3, 2020

Komuna e Dragashit do kujdeset për mirëmbajtjen e rrugëve gjat dimrit (Video)

TV OPOJA
December 2, 2020

Lejohet parkimi brenda oborrëve të shkollave për bashkatëdhetarët dhe qytetarët tjerë të Komunës së Dragashit

TV OPOJA
July 6, 2022
Exit mobile version