TV OPOJA
Aktualitet

Mungesa e përzgjedhjes së kompanisë përkatëse ka bërë që akoma mos të dezinfektohet objekti i gjykatës në Dragash

Dragash – Përderisa shumë objekte të gjykatave dhe të prokurorive janë dezinfektuar, me qellim të mbrojtës dhe parandalimit nga virusi Covid-19, një gjë e tillë nuk ka ndodhur në objektin e Gjykatës Themelore në Prizren, dega në Dragash.

Gjyqtarja mbikëqyrëse e kësaj dege, Sabaheta Kurteshi, për “Betimin për Drejtësi”, ka deklaruar se ka bërë kërkesë për dezinfektimin e objektit të gjykatës, mirëpo ende nuk ka marre përgjigje pozitive për një gjë të tillë.

“Akoma nuk është dezinfektuar objekti i gjykatës. Ne ka kohë që kemi ushtruar kërkesën për këtë çështje, mirëpo na kanë thënë se për Dragash dhe Suharekë ende nuk është dhënë tenderi dhe nuk është përzgjedhur kompania përkatëse”, ka thënë gjyqtarja Kurteshi.

Gjyqtarja Kurteshi gjithashtu ka deklaruar se gjatë këtyre ditëve në Dragash situata ka vazhduar të mbetet e qetë dhe se nuk kanë pranuar asnjë rast të natyrës urgjente. /BetimipërDrejtësi

Lajme të përafërta

Rritet çmimi i termineve të Futbollit në Dragash

TV OPOJA
June 27, 2022

Qendra informuese për Shëndetin e Gruas në Dragash

TV OPOJA
October 27, 2018

Filloi mbarë Testi i Maturës Shtetërore 2020 në komunën e Dragashit (Video)

TV OPOJA
August 29, 2020
Exit mobile version