TV OPOJA
Opinione

Mungesa e përvojës dhe kulturës politike evidente edhe sot e kësaj dite!

Politika kosovare ka mungesa të mëdha, munges parimesh, munges idesh, munges etike, munges, … munges. E të gjitha janë rezultat i mungesës së intelektualëve të mirëfilltë në politikë, përjashtuar aty këtu disa individë. Andaj, jo rastësisht konkurenca politike vazhdon të jetë në rrafshin e sharjeve, fyerjeve dhe gjuhës jopolitike, dhe jo në rrafshin e konkurencës së ideve dhe projekteve zhvillimore.

Zgjedhjet e 6 tetorit 2019, nuk nxorën fituesin si rezultat i projektit politikë më të mirë, por tërësisht si rezultat i paknaqësisë me politikat e kaluara.
Në realitet, politika kosovare ka mund të bëjë më shumë për të mirën e përgjithshme të shoqërisë këto njëzet vite, por jo edhe të sjellë ndryshimin radikal ekononik të pritur nga qytetarët. Ndryshimi i pritur se, Kosova për pakë kohë do të jetë e krahasueshme me vendet e zhvilluara ka qenë jo real. Këtë e bazoj në disa fakte, së pari, Kosova ka përjetuar një luftë, me vrasje masive, dhe ku janë shkatërruar me mijëra shtëpi, së dyti, Kosova ka fqinjë të varfër dhe armiqësorë, së treti, prolongimi i zgjidhjes së statusit përfundimtar, që fatkeqësisht ende përballemi me këtë tematikë, dhe së katërti, mungesa e përvojës qeverisëse dhe shtetëformuese.

Mungesa e ideve dhe krijimit të platformave zhvillimore, dhe e mungesës së intelektualëve brenda politikës, kanë sjellë politikëbërjen me gjymtyrë dhe gjuhën e pakontrolluar dhe jopolitike. Mungesa e argumentimit dhe konstruktivitetit politikë, si pasojë e mungesës së dijes dhe shkollimit të mirëfilltë te një pjesë e madhe e politikbërsëve, kanë ndikuar eksplicit në sajimin e gjuhës së vrazhdë për të ‘dominuar’ ndaj oponentëve politikë.

Mungesa e përvojës politike, e në veçanti dijes dhe kulturës politike, ka sjellë rivalitete politike jo normale. Pikërisht ky jonormalitet është faktor kyç i prolongimit të bërjes së qeverisë Kurti, dhe po ky jonormalitet është faktor i rënies së kësaj qeverie. Në këtë drejtim, secili politikanë dhe parti politike duhet të dije që, politika nënkupton edhe kompromis, nënkupton edhe bashkëpunim, e posaçërisht në demokracitë parlamentare, dhe sistemin parlamentar që kemi ndërtuar në vendin tonë.

Prolongimi i krijimit të qeverisë Kurti, si edhe qeverive të tjera më parë, pamundësia e gjetjes së partnerëve për qeverisje, dhe sjelljet arbitërare ndaj partnerëve, duhet të ngelen përvojë drejtë përmirësimit për të ardhmën. Në këtë kohë, më së shumti i është dashtë Kosovës unifikimi politikë për tejkalimin e sfidave që ka përpara, por fatkeqësisht ndodh e kundërta. Pikërisht, është gjuha politike dhe përbaltja e secilit dhe e çdo pune, që ka sjellë këtë fragmentim të politikës.

FATMIR HALILI
KRYETAR I NISMES SOCIALDEMOKRATE
DEGA NE DRAGASH

Lajme të përafërta

Të reflektohet është e domosdoshme!

TV OPOJA
March 20, 2020

VAJDIN HAJRIZI – VEPRIMTARI QË U MBYT NË USHTRI JUGOSLLAVE PËR SHKAK TË VEPRIMTARISË KOMBËTARE

TV OPOJA
September 13, 2018

Halili:Kosova ka nevoj për një ri-ndërtim institucional

TV OPOJA
November 3, 2018
Exit mobile version